24.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëmtimet e futbollistëve evropianë kapin vlerën e 767 milionë $/ Çfarë u...

Dëmtimet e futbollistëve evropianë kapin vlerën e 767 milionë $/ Çfarë u mundëson sportistëve SIGAL UNIQA

Dëmtimet e futbollistëve evropianë u bënë më të rënda pas Kupës së Botës “Katar 2022”, vitin e kaluar, duke kontribuar në një rritje vjetore prej gati 30% në koston e klubeve.

Gjetjet vijnë në një raport nga firma e sigurimeve “City of London Howden Group Holdings Ltd”., sipas së cilitr, klubet në pesë ligat kryesore të Evropës pësuan një goditje prej 704.9 milionë eurosh (767 milionë dollarë) nga lëndimet sezonin e kaluar, teksa një vit më parë ishin rreth 553 milionë.

Raporti llogarit koston e dëmtimeve nga pagat e lojtarëve dhe sasinë e kohës që ata lëndohen.

Ekipet në Premier League (Angli) morën goditjen më të madhe, duke përbërë mbi 40% të kostos në të pesë ligat kryesore evropiane. Dy muaj pas Kupës së Botës në Katar, pati 49 lëndime në Premier League, më shumë se në çdo ligë tjetër.

Bundesliga gjermane ishte e dyta, me 46 lëndime, raporton Sigurime.Online.

417 lojtarët e përfshirë në Kupën e Botës pësuan 225 lëndime nga nëntori 2022 deri në shkurt të këtij viti, thuhet në raport.

Futbollistët dhe menaxherët e shquar kanë ngritur shqetësime për dëmtimet që shkaktohen nga bllokimi i ndeshjeve.

ÇFARË OFRON SIGAL UNIQA?

Sigurimi nga aksidentet për Sportistët

Ky sigurim mbulon:

  • Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast aksidenti
  • Masa maksimale e mbulimit të shpenzimeve mjekësore deri në 5,000 Euro

Këtë siguracion mund ta blini në çdo degë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj ose ta porosisni Online KËTU.

LEXO EDHE: Sigurim Shëndetësor për futbollistët/ SIGAL UNIQA – Kosova: Mbetemi një mbështetje e fortë për sportistët dhe klubet

SIGAL UNIQA Group Austria ofron edhe paketën “TeleShëndet – Sportistë”, dedikuar individëve që merren me aktivitet sportiv, e cila mundëson një sërë shërbimesh dhe ekzaminimesh falas në klinikat dhe spitalet më të mira në vend.

 Mbulimet:

  • Konsultim me Video dhe audio me mjek të përgjithshëm 24/7 ne aplikacionin Teleshëndet
  • Check up – 1 herë në vit (shiko listën e ekzaminimeve në aplikacionin Teleshëndet)
  • Deri në 2,000 euro shpërblim në rast ndërhyrje kirurgjikale
  • Fizioterapi me zbritje në rrjetin SIGAL TELESHËNDET
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizite Dentisti falas & higjenizim me zbritje 60%
  • Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHËNDET

Çmimi vjetor – 10,000 Lekë

Shkarkoni aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj iPhone ose Android, regjistrohuni në vetëm pak sekonda dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE KËTU

SIGAL UNIQA Group Austria, një mbështetëse e fortë e Sportit

Që prej nisjes së aktivitetit të saj në vitin 1999, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë përherë një mbështetëse e fortë e Sportit, në disipilina të ndryshme, duke nisur me futbollin, basketbollin, aletikën etj ndërsa kanë qenë në shumë raste support financiar për kampionë si Luiza Gega apo Izmir Smajli, ndërsa prej më shumë se 7 vitesh, kompania më e madhe e sigurimeve është sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Dhe të mbështetësh djemtë e Kombëtares Kuqezi është një tjetër gjë pasi ata janë krenaria jonë kombëtare, janë ambasadorët tanë më të mirë nëpër botë.

Me kontratën e sponsorizimit, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të ketë nën mbrojtje, duke siguruar rreth 500 lojtarë të të gjithë Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe stafin drejtues të Federatës.

Për çdo problem shëndetësor të tyre, është SIGAL UNIQA ajo që përgjigjet për gjithçka duke i dhënë kështu jo vetëm një mbështetje financiare por edhe psikologjike sportistëve dhe stafeve të tyre.

LEXO EDHE: “Një nga partnerët tanë më besnikë”/ SIGAL UNIQA vlerësohet nga Federata Shqiptare e Futbollit

Përqëndrohuni tek objektivat tuaj! Pasiguritë lërjani SIGAL-it…

Për çdo pyetje apo paqartësi, shkruani në:

E-mail: [email protected]    

WhatsApp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat