25.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdahet nga jeta në mënyrë të papritur Drejtori i SIGAL UNIQA në...

Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur Drejtori i SIGAL UNIQA në Shkodër

U nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 67 – vjeçare, pas një sëmundjeje të papritur që rezultoi fatale, drejtuesi i SIGAL UNIQA Group Austria në rajonin e Shkodrës, z. Fatmir Lishi. 

Ai lindi më 13 janar 1956 në Shkodër, në një prej familjeve më të njohura dhe të respektuara të këtij qyteti. Ndërsa zemra e tij ndaloi së rrahuri mëngjesin e kësaj të premteje duke mos qenë midis nesh e duke lënë pas hidhërimin e thellë të familjes, kolegëve, miqve e bashkëqytetarëve.

Pasi përfundoi në vitin 1974 Shkollën e Mesme Teknologjike në qytetin e lindjes, ai punoi si teknolog për dy vite në Ndërmarrjen Ushqimore Shkodër. Ndërsa në 4-vjeçarin 1978-1982 ishte edhe drejtues i saj.

Në vitet 1976-1978 ai do të përfundonte edhe Shkollën e Oficerëve në Zall Herr, Tiranë. 

Më pas, në vitet 1982-1985 Fatmir Lishi do të punonte edhe në Hidrocentralin e Komanit. 

Pas viteve ‘90, z.Lishi do të përfundonte studimet e larta në degën “Histori – Gjeografi”, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Ndërsa do të niste edhe bashkëpunimin me disa kompani italiane dhe austriake.

Prej tetorit 1999 do ti bashkohej kompanisë SIGAL, e themeluar vetëm pak muaj më parë dhe që do e përfaqësonte denjësisht për 24 vjet si drejtues i saj në rajonin e Shkodrës.  

Gjatë këtyre 24 viteve, ai do të linte shenjë në tregun e sigurimeve në rajonin më të madh në veri të vendit si një drejtues i përkushtuar dhe me kontribut të madh në këtë sektor. Ndërsa dinte të ishte edhe pranë kërkesave dhe nevojave të mijëra qytetarëve dhe bizneseve në këtë zonë.

Fatmir Lishi me stafin e SIGAL UNIQA Group Austria në Shkodër

Në një mesazh në rrjetet sociale, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari shkruan:

SOT NA LA NJË MIK E BASHKËPUNËTOR I MIRË. LAMTUMIRË FATMIR!

Ndarja e papritur nga jeta e Fatmirit na ka tronditur të gjithëve. 

Humbje e madhe për familjarët dhe të afërmit e tij, por një humbje e madhe edhe për mua dhe kompaninë që drejtoj. Sepse Fatmiri, përveç familjes biologjike, kishte edhe një tjetër familje tjetër, shumë të madhe, që është SIGAL UNIQA Group Austria, të cilët e përfaqësoi denjësisht për 24 vite në rajonin e Shkodrës. 

Për çdo person, përfshirë edhe mua, është shumë e vështirë ti thuash lamtumirë një personi të dashur, miku dhe kolegu të zellshëm si Fatmiri.

Ai ishte një nga bashkëpunëtorët më të mirë që kam patur dhe më duhet ta falenderoj sërish, edhe këtu, që ishte pranë meje dhe kompanisë gjatë këtyre viteve të vrullshme. 

Do ti mungosh familjes, shokëve. Do ti mungosh kolegëve, por do ti mungosh edhe SIGAL-it Fatmir! Do të na mungosh të gjithëve mik! 

Pushofsh në paqe Fatmir...”

Fatmir Lishi ka qenë edhe ndër nismëtarët dhe anëtarët më aktivë të “Rotary Club Shkodra”, president nderi, organizator dhe pjesëmarrës i dhjetëra aktiviteteve të organizuara.

Me vdekjen e tij, familja humbi më të dashurin e saj, Shkodra humbi qytetarin model ndërsa kompania SIGAL UNIQA Group Austria drejtuesin rajonal dhe punonjësin e përkushtuar. 

Sigurime.Online i shpreh ngushëllimet familjes Lishi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat