16.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Monitor": Edhe për vitin 2022, tregu i sigurimeve u kryesua nga SIGAL...

“Monitor”: Edhe për vitin 2022, tregu i sigurimeve u kryesua nga SIGAL UNIQA Group Austria

Revista “Monitor”, në numrin e saj më të fundit, është ndalur kryesisht te tregu i sigurimeve. Problematikat që ky treg has, ecuria e tij dhe ndryshimet e ndodhura gjatë viti 2022.

Sipas “Monitor“, “pas një rimëkëmbje të shpejtë nga pandemia, vitin e kaluar ritmet e rritjes zbritën në nivele njëshifrore, pranë tendencave normale historike të tregut. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), volumi i përgjithshëm i tregut arriti në 21 miliardë lekë, ose rreth 184 milionë euro, në rritje me pak më shumë se 9% krahasuar me një vit më parë.

Në ndarjen sipas dy segmenteve kryesore, tregu i jo-jetës dominoi edhe vitin e kaluar, me pothuajse 92% të primeve të shkruara bruto, ndërsa në vlerë, primet për këtë segment u rritën me 8%”.

Ndarja e tregut

Kapitali vendas ruajti peshën më të madhe në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës vitin e kaluar, por me rënie të lehtë krahasuar me vitin 2021.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) treguan se kompanitë me kapital shqiptar mbanin 51.4% të tregut, sipas primeve të shkruara bruto për vitin 2022, nga afërsisht 51.6% që zotëronin për vitin 2021.

Paralelisht, kompanitë me kapital të huaj shënuan rritje të pjesës së tyre të tregut nga 48.4% në 48.6%.

Prej vitesh, tregu shqiptar i sigurimeve është i ndarë mes kompanive me kapital shqiptar dhe atyre me kapital austriak.

Në vend veprojnë tetë kompani sigurimesh.

Në nivel të kompanive të veçanta, edhe për vitin 2022, tregu i sigurimeve u kryesua nga Sigal Uniqa Group Austria, që shënoi rritje të pjesës së saj të tregut në 26.8% të primeve të shkruara bruto, nga 25.6% që mbante një vit më parë.

Sigal Uniqa Group Austria ishte njëkohësisht edhe kompania me rritjen më të lartë të primeve, me 13.3% krahasuar me një vit më parë, për një vlerë totale 5.16 miliardë lekë.

Albsig ruajti vendin e dytë në treg edhe për vitin 2022, por pjesa e saj e tregut pësoi rënie në 18.2%, nga 18.7% që kishte qenë një vit më parë. Rritja vjetore e primeve të Albsig ishte 5.5%, më e ulët se rritja mesatare prej 8.35% e regjistruar në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës.

Eurosig për vitin 2022 mori vendin e tretë ne treg, me 13.5% të primeve të shkruara bruto, nga 13% që zotëronte një vit më parë. Eurosig shënoi rritjen e dytë më të lartë në treg, me 12.5% më shumë krahasuar me vitin 2021.

Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group (SIVIG) vitin e kaluar u rendit e katërta, me 12.5% të primeve të shkruara bruto, nga 13% që mbante një vit më parë. Kompania më e madhe e grupit vjenez në Shqipëri shënoi rritje të ngadaltë të primeve, me 3.7% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa kompania tjetër e Vienna Insurance Group, Intersig mbante 9.4% të tregut në vitin 2022, edhe kjo në rënie nga niveli prej 9.8% i vitit 2021. Intersig shënoi një nivel të rritjes së primeve të njëjtë me Sigma Interalbanian, prej 3.7% më shumë krahasuar me vitin 2021.

Në nivel të grupeve siguruese, në vitin 2022 renditja kryesohet sërish nga Uniqa Group Austria, me 26.8%,

Sa i përket tregut të sigurimit të Jetës, gjatë vitit 2022 u shënua një rritje me pothuajse 18%, por sërish primet në këtë segment zënë peshë relativisht të ulët ndaj totalit të tregut, me 8%.

Edhe në këtë segment të sigurimeve, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijon të mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar.

LEXO EDHE: Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat