10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMomentet e lëkundjeve të tokës/ Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë, dhjetëra të...

Momentet e lëkundjeve të tokës/ Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë, dhjetëra të lënduar

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.9 është regjistruar në orën 4:08 me orën lokale në veriperëndim të Turqisë.

Sipas të dhënave, tërmeti kishte epiqendrën e tij  në një thellësi prej 10.6 kilometrash dhe 15 km nga Düzce, që ndodhet rreth 230 km nga Stambolli dhe 240 nga Ankaraja.

Lëkundjet e forta të tij u ndjenë në një zonë të gjerë deri në Stamboll, Bolu, Sakarya, Ankara, Kocaeli, Kutahya, Bilecik, Bursa dhe İzmir.

Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte rrethi Gölyaka, shkaktoi panik të banorët.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Fahrettin Koca, numri i të lënduarve nga tërmeti në Gölyaka është 35, përfshirë 32 në Düzce, 1 në Stamboll, 1 në Bolu dhe 1 në Zonguldak.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu në një deklaratë të mëvonshme do të shprehej se nuk ka viktima.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat