10.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMiliarda dollarë dëme/ Nga tërmeti në Turqi tek tajfuni në Azi, fatkeqësitë...

Miliarda dollarë dëme/ Nga tërmeti në Turqi tek tajfuni në Azi, fatkeqësitë natyrore më shkatërruese për vitin 2023

Seria e tërmeteve në Turqinë juglindore dhe Siri, gjatë shkurtit të shkuar, janë etiketuar si fatkeqësitë më shkatërruese për vitin 2023.

Më i madhi, me magnitudë 7.8 të shkallës rihter, la pas 58,000 viktima, ndërtesa të panumërta të shkatërruara dhe dëme kolosale në infrastrukturë.

Sipas përllogaritjeve të ekspertëve, dëme e shkaktuara arrijnë në rreth 50 miliardë duke u rënditur si fatkeqësia natyrore më e kushtueshme e 2023-shit.

Por pavarësisht se sigurimi nga tërmeti është i detyrueshëm për ndërtesat e banimit në Turqi (Turkish Catastrophe Insurance Pool), humbjet e siguruara ishin në vetëm 5.5 miliardë dollarë.

LEXO EDHE: Lëkundjet që “rizgjuan” rrezikun/ Pse vlen Sigurimi nga Tërmeti

Për sa i përket humbjeve, fatkeqësia e dytë natyrore më e kushtueshme ishte tajfuni “Doksuri”.

Në korrik, stuhia goditi vijën bregdetare të Filipineve përpara se të zbriste në Jinjiang në provincën Fujian në kontinentin kinez me shpejtësi të erës prej rreth 180 km/h.

“Doksuri” u shoqërua me reshje jashtëzakonisht të dendura shiu që shkaktuan përmbytje shkatërruese. Në disa pjesë të Kinës, ranë 600 mm shi në një ditë, sasia më e madhe e reshjeve ditore të regjistruar ndonjëherë në vend.

Humbjet e përgjithshme arritën në rreth 25 miliardë dollarë, nga të cilat vetëm afërsisht 2 miliardë dollarë ishin të siguruar, një shembull i hendekut të madh të sigurimit për fatkeqësitë natyrore që vazhdon në Kinë.

Intensifikimi i shpejtë i uraganit “Otis” në bregun perëndimor të Meksikës në tetor ishte një tjetër ngjarje e jashtëzakonshme: brenda 24 orëve, ai u zhvillua nga një stuhi e dobët tropikale në një uragan të kategorisë më të lartë. Me shpejtësi të erës deri në 265 km/h, ishte stuhia më e fortë që ka goditur ndonjëherë bregun e Paqësorit të Meksikës.

Humbjet vlerësohen në 12 miliardë dollarë dhe humbjet e siguruara në rreth 4 miliardë dollarë.

Kjo ishte humbja e tretë më e kushtueshme e vitit për sa i përket katastrofave natyrore.

Ndryshimet klimatike dhe nevoja për sigurime 

Ndryshimet klimatike po e fusin botën në një mori fatkeqësish natyrore që po shoqërohen me dëme të mëdha në njerëz, banesa, biznse dhe automjete.

Por edhe pse ndikon pak në ngrohjen globale, sipas ekspertëve, Shqipëria mbetet një nga vendet më të rrezikuara nga këto ndryshime.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria renditet e para në Evropë sa i përket ekspozimit, ndjeshmërisë dhe cënueshmërisë ndaj fatkeqësive natyore.

Rritja e nivelit të detit do të jetë kërcënimi që pritet të jetë si pasojë e përmbytjeve, stuhive detare, erozionit dhe kripëzimit. E si rezultat i saj, parashikohet rritje e nivelit të lumenjve në pjesët e poshtme të banesave.

Deri në vitin 2030, nga pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve do të preken 32% e sipërfaqeve bregdetare ose 3.76% sipërfaqe totale e vendit.

Raporti i FMN

Në një raport të posaçëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar jep projeksione të zymta për vendin tonë, që në dy dekadat e fundit po njeh një frekuencë të shtuar të katastrofave natyrore.

Që prej vitit 1980, Shqipëria është goditur nga 35 katastrofa natyrore; mesatarisht 1 në vit.

Megjithëse frekuenca e katastrofave natyrore konsiderohet me e ulët sesa në vendet e Bashkimit Europian, impakti i secilës katastrofë është dy herë më i madh në përqindjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek gjithashtu një përqindje më të lartë të popullsisë.

Në raportin e FMN-së evidentohet se temperatura mesatare do të rritet, së bashku me frekuencën e goditjeve nga valë të nxehti. Nga ana tjetër reshjet parashikohet të bien ndërsa frekuenca e rrebesheve do të rritet.

Çfarë duhet të bëjmë?

Në kushtet kur ky risk është evident dhe i përditshëm, një nga gjërat më të domosdosshme, më të shpejta dhe më të mira është që ne të kemi një lloj sigurimi. Dhe Sigurimi nga Fatkeqësitë Natyrore janë të domosdosshme për çdo individi që ka një banesë, biznes, automjet etj.

Sigurimi nuk parandalon katastrofat natyrore të ndodhin por është mekanizmi që të kthen në gjendjen e mëparshme në një kohë shumë e shkurtër dhe pa ju cënuar financiarisht.

Pse duhet të zgjidhni SIGAL UNIQA?

Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi nga SIGAL UNIQA ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.

Parandalim dhe këshilla: Përveç sigurisë, SIGAL UNIQA ofron edhe këshillim për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.

Asistencë në çdo orë të ditës dhe në çdo ditë të javës: Ekipet e ekspertëve të SIGAL UNIQA janë të gatshëm 24/7 për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.

Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, SIGAL UNIQA do të jetë aty për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta.

Sigurim i bashkëjetesës: Ju do të keni paqe të mendjes, duke ditur se pronat tuaja të çmuara janë të mbrojtura, edhe në rrethana të papritura.

Mos e lini pronën tuaj në rrezik nga fuqia e natyrës! Bashkohuni me SIGAL UNIQA dhe ruani të dashurit tuaj dhe pasurinë nga katastrofat natyrore

Për të marrë një ofertë shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: 2023, një tjetër faqe suksesi/ SIGAL UNIQA e mbyll vitin në krye të tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat