10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMësim online në universitet?

Mësim online në universitet?

Mbledhja e të dhënave nga universitetet ka nisur pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për marrjen e masave “Për parandalimin e infeksionit Covid 19 për personelin e institucioneve arsimore dhe studentet”.

Sipas urdhrit i cili mban datën 24 Shtator, përcaktohet se për studentët që nuk paraqesin certifikatën e vaksinimit anti covid-19, drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë të marrin masa për ofrimin e studimit në platforma alternative duke filluar nga data 11 Tetor 2021.

Ky vendim i Ministres së Shëndetësisë lë hapësirë që veç studentëve që do të hyjnë në auditorë sepse janë të vaksinuar, për studentët e tjerë të mundësohen mësimi online. Gjë kjo që do të sjell ngarkesë të pedagogët sepse do të duhet të bëjnë mësim në auditor por edhe online për ata studentë që janë të pavaksinuar. Dhe sipas të dhënave të deritanishme të pavaksinuarit janë në shumicë.

Sipas të dhënave të institutit të shëndetit publik 34% e grupmoshës 18-30 vjeç janë vaksinuar.

Sipas burimeve pranë universitetit të Tiranës, nëse numri i studentëve të pavaksinuar do të jetë më i lartë se numri i atyre që janë vaksinuar, atëherë ka shumë gjasa që brenda kësaj jave të merret vendim që mësimi të bëhet online dhe jo në auditor.

Ndryshe nga vaksinimi i studentëve që është në nivele të ulëta, pjesa kryesore mbi 85% e stafeve pedagogjike janë imunizuar nga vaksina.

/Klan News

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat