10.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë të mëdha në Shkodër, më ngushtë në Korçë! Në çfarë shtëpish...

Më të mëdha në Shkodër, më ngushtë në Korçë! Në çfarë shtëpish jetojnë shqiptarët?

Nisur nga sipërfaqja e banimit, nuk janë shtëpitë në Tiranë të cilat kryesojnë luksin e lirshmërisë.

Banesat më të madhe në të cilën jetojnë shqiptarët, ndodhen në qytetin e Shkodrës e ndërsa më ngushtë për nga sipërfaqja janë shtëpitë e familjeve në Korçë.

Statistikat rajonale të INSTAT tregojnë se në Shkodër rreth 13.9% e familjeve kanë shtëpitë me sipërfaqe të mëdha mbi 130 metra katrorë,  ndërsa e dyta renditet Tirana  me 11.9% e tyre.

Ekspertët imobiliarë tregojnë se kërkesa për këto hapësira është rritur në këto qarqe bazuar në cilësinë e ndërtimit.

Ka shumë më shumë kërkesë për hapësira më të mëdha duke rritur standardin e  jetesës me veranda kopësht, dy tualete të mëdha kanë ardhur si shkak e cilësisë së ndërtimit. Kërkesa më e madhe nga blerësit një apartament 80-100 metra katror sa më afër qendrës. Që të kryej funksionin për një familje por që mos të jetë dhe çmimi i papërballueshëm”.

Më ngushtë jetojnë qytetarët e Korçës, Beratit e Lezhës të cilët dhe zotërojnë më shumë shtëpi me sipërfaqe nën 50 metër katrorë.  Nëse ndalemi në të gjithë vendin se ku janë më të përqendruara familjet, rezultojnë të jenë shtëpitë me hapësira 51-90 metra katrorë. Teksa Gjirokastra i zotëron më shumë, në Tiranë po shtohen ndjeshëm blerjet e këtyre banesave.

 

Një mesatare mund të themi që Tirana ka më shumë kërkesa për apartamente të vogla kryesisht për familjet e reja për studentët, por dhe për investim“. 

Në shtëpi normale 2+1 e cila varion më së shumti në sipërfaqe 91-130 metra katror jetojnë familjet në Durrës. Sipas ekspertëve imobiliarë nisur dhe nga kërkesa e lartë për këto shtëpi, pritet që edhe çmime të rritet më tej edhe në 2024.

LEXO EDHE: Ndërtuesit parashikojnë rritjen e çmimeve të apartamenteve, siguruesit jo! Sigurimi i Shtëpisë duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat