7.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë shumë dëme nga aksidentet rrugore/ Kompania e sigurimit që ka paguar...

Më shumë dëme nga aksidentet rrugore/ Kompania e sigurimit që ka paguar më shumë gjatë 2022-shit

Kompanitë e sigurimeve paguan 6.8 miliardë lekë ose rreth 59 milionë euro dëme vitin e kaluar.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se dëmet e paguara nga siguruesit shënuan një rritje të lehtë me 2.4% krahasuar me vitin 2021.

Dëmet nga produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik vitin e kaluar arritën vlerën e 3.72 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 14.8%. Ato përbënin 59.6% totalit të dëmeve të paguara në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, nga 53.5% që kishin qenë për vitin 2021.

LEXO EDHE: Sigurimet e Jo-Jetës gjatë vitit 2022/ AMF: Ja kompania që vijon të kryesojë tregun

Siç shihet edhe në tabelën e mësipërme të AMF, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania e sigurimit që ka paguar më shumë dëmshpërblime tek klientët e saj sa i përket dëmeve në sigurimin motorik.

Nga 4,445,477,000 Lekë që kanë paguar në total 8 kompanitë e sigurimit, 1,042,970,000 Lekë, ose 23.46% e totalit janë paguar pikërisht nga kompania e sigurimit pjesë e “UNIQA Insurance Group”.

LEXO EDHE: Jetë, Shëndet, Pronë, Automjet…/ I pakonkurueshëm dhe gjithmonë një hap para të tjerëve, SIGAL UNIQA mbyll 2022 në krye të tregut të sigurimeve

Rritja e dëmeve erdhi kryesisht nga tregu i Jo-Jetës dhe nga rritja e dëmeve direkte të paguara nga kompanitë e sigurimit për klientët e tyre për dëmet e shkaktuara nga palët e treta, sipas parashikimeve të ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

LEXO EDHEPagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat