8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbrojtje "nonstop"/ SIGAL UNIQA, kompania më e preferuar e shqiptarëve

Mbrojtje “nonstop”/ SIGAL UNIQA, kompania më e preferuar e shqiptarëve

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi një ditë më parë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-qershor 2022.

Duke u ndalur tek siguracioni “Aksidente dhe Shëndet”, të ardhurat gjatë periudhës janar-qershor 2022, arritën në rreth 729 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 16.55% në krahasim me periudhën janar-qershor 2021.

Sa i përket 8 kompanive që veprojnë në tregun shqiptar të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kryesuese si në market-share me mbi 47%, ashtu edhe në dëmet e paguara tek klientët me 52%.

LEXO EDHE: Turizmi i jep hov tregut të sigurimeve/ Brenda dhe jashtë Shqipërisë, SIGAL zgjedhja numër 1

Ndarja e tregut

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, SIGAL ka një rritje në treg me rreth 7%.

Dëmet e paguara 

Sa i përket dëmeve të paguara, krahasuar me janar-qershor 2021, SIGAL ka një rritje me rreth 6%.

SIGURIMI NGA AKSIDENTET

Paaftësia e përkohshme për punë ose paaftësia vë në rrezik jo vetëm të aksidentuarin por edhe të afërmit e tyre, të cilët do të detyrohen të përballojnë koston e shërbimeve mjekësore, shërimin dhe sigurimin e jetës së pacientit.

Sigurimi nga aksidentet do t’ju ndihmojë të përballoni situata të tilla urgjente dhe ju dëmshpërblen për ditët e paaftësisë nëse ajo është e përkohshme me pagë ditore dhe ju ofron më tepër se 5 paga vjetore në rast invaliditeti të plotë.

Kushdo mund të lidhë një kontratë sigurimi vullnetar nga aksidentet duke lëshuar një policë në emër të tij ose për çdo person tjetër.

LEXO EDHEKur humbet jetën një punonjës ndërtimi, i siguruar…

PSE I BESOHET SHËNDETI SIGAL-it?

Portofoli i mbulimit nga aksidentet është një ndër portofolet tradiocionale të sigurimit në SIGAL UNIQA.

Dëmet e paguara ndër vite dhe mbështetja financiare që SIGAL i ka ofruar të siguruarve të aksidentuar është garanci pse kompania, pjesë e UNIQA Insurance Group, udhëheq listën e kompanive të sigurimit në Shqipëri dhe jo vetëm.

LEXO EDHE: Unike në produkte e gjithmonë pranë klientëve/ SIGAL UNIQA mbetet në majën e tregut të sigurimeve

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat