11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Mbrojmë të ardhmen"/ Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë mbledh gazetarët e ekonomisë...

“Mbrojmë të ardhmen”/ Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë mbledh gazetarët e ekonomisë në Shkodër

Shoqatat e Siguruesve të Shqipërisë organizoi gjatë fundjavës, në Shkodër, një takim me gazetarë të ekonomisë nga media e shkruar dhe ajo vizive, në një bashkëbisedim ku ndër të tjera u evidentuan sfidat me të cilat përballet sot tregu i sigurimeve në Shqipërisë, nevojës për ndërgjegjësim tek qytetarët ku një rol të rëndësishëm luan edhe masmedia.

Nën moton “Mbrojmë të Ardhmen”, znj. Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë deklaroi në nisje të takimit se, ky event është i rëndësishëm në kuadër të përforcimit të punës së kësaj shoqate, ku një vend të rëndësishëm zë edhe edukimi financiar. Ndaj kërkoi bashkëpunimin e gazetarëve të ekonomisë si mjeti më i rëndësishëm informues karshi konsumatorëve.

Në takim merrnin pjesë edhe drejtues e përfaqësues nga shoqëritë e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri.

Në përfundim, pjesëmarrësit ranë dakord që takime të tilla, të mbahen në vazhdimësi.

Takimi u mbyll me një darkë festive në një prej restoranteve më të famshëm në Shkodër dhe një shëtitje në Shirokën e mrekullueshme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat