18.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbrëmje muzikore me klasikët botërorë/ Elbasani, stacioni i rradhës për Orkestrën e...

Mbrëmje muzikore me klasikët botërorë/ Elbasani, stacioni i rradhës për Orkestrën e Harqeve SIGAL

Orkestra e Harqeve SIGAL, me rastin e “Takimit Kombëtar të Orkestrave të Harqeve dhe Muzika e Dhomës dhe krijimtaria e saj”, edicioni VII, zhvilloi koncertin e rradhës mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Në ambjentet e Teatrit Skampa, Orkestra e Harqeve SIGAL performoi për artdashësit elbasanas pjesë nga repertori më i njohur i muzikës klasike botërore ku spikatën emra si Moxart, Shtraus, Çajkovski apo Shubert.

Ky koncert vjen pak javë pas atij të mbajtur në qytetin liqenor të Pogradecit, i cili u ndoq me shumë interes nga mijëra qytetar vendas dhe turistë.

Në kuadër të Përgjegjësisë Sociale ndaj Komunitetit dhe nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA Group Austria, në vitin 2009 ngriti Klubin e Artit dhe Kulturës.

Kjo e fundit ka shërbyer për promovimin e shumë artistëve të rinj dhe të afirmuar në fushën e letërsisë, muzikës dhe arteve pamore.

Në Klubin e Artit janë zhvilluar dhjetëra aktivitete kulturore ndër të cilat ekspozita pikture, mbrëmje muzikore, portrete artistësh, promovime librash dhe seminare me tematika të ndryshme.

Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA është një vend që mbledh artet në një dhe ju jep mundësinë e kalimit të orëve sa çlodhëse aq edhe informuese mbi veprat e njohura të artistëve shqiptarë dhe të huaj.

Që prej vitit 2013, pjesë e Klubit të Artit është Orkestra e Harqeve e përbërë nga 15 instrumentistë profesionistë, e dirigjuar nga Mjeshtri i Madh Ermir Dizdari.

Kompania lider e sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësi sociale ndaj qytetarëve me një sërë aktivitetesh që synojnë përmirësimin e jetës së tyre, por edhe pasurimin e anës mendore dhe shpirtërore.

SIGAL beson fort se muzika rikthen shpresën dhe shëron shpirtrat e plagosur, ndaj pas koncertit të sotëm në Teatrin Skampa Elbasan, Orkestra e Harqeve SIGAL do ndalet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat