20.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 4 milionë pagesa me kartë në janar-maj/ Rritje edhe e shitjeve...

Mbi 4 milionë pagesa me kartë në janar-maj/ Rritje edhe e shitjeve të siguracioneve online

Për të paguar faturat apo për të blerë ushqime në supermarket, shqiptarët kryen mbi 4 milionë transaksione me kartë në harkun e muajve janar-prill.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë se në total në 4 muajt e parë të vitit u kryen pak më shumë se 11 milionë transaksione me karta, por pjesa më e madhe, gati 7 milionë ishin tërheqje parash nga banka.

Lajmi më i mirë është fakti që shqiptarët kanë filluar të vlerësojnë kohën edhe përdorimin në mënyrë sa më eficente të kohës së tyre. Kjo përkthehet në më shumë produkte digjitale të pagesave, që kanë ekzistuar prej vitesh”, shprehen nga Banka e Shqipërisë.

Banka Botërore dhe Fondi Monetar ndërkombëtar në disa raporte e kanë këshilluar qeverinë dhe Bankën e Shqipërisë të nxisë përdorimin e pagesave me kartë, si një mënyrë për të kuruar disa nga problematikat që ekonomia shqiptare ka.

Së pari ndihmon në luftën ndaj informalitetit. Vendos një barazi midis tregtimit “cash”, të cilët shpesh abuzojnë dhe atyre që janë të rregullt dhe transparentë“, shprehet oër A2 CNN Bora Feri, eksperte e sistemit të pagesave

Por interneti po përdoret edhebpër të blerë siguracionin e makinës, shtëpisë, biznesit apo shëndetit.

Kudo që të jeni, në makinë, në lëvizje, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop, dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë tuaj dhe të pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg.

Kjo ju kursen kohë dhe para pasi shmangni kostot e karburantit dhe ato të parkimit për të gjetur zyrën e kompanisë së sigurimit dhe per të blerë siguracionin që ju duhet.

Larg këtij trendi nuk mund të qëndronte as SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon ishte ndër të parat kompani në Shqipëri që ofruan shërbimin e blerjeve online, i cili vijon të rritet me ritme shumë të shpejta.

Kushdo mund të hyjë në https://sigal.com.al/online/  dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Çdo hap është i sigurtë. Ju duhen vetëm pak minuta dhe ju do të keni në e-mail siguracionin e kërkuar. Për më tepër që bëheni pjesë e shorteut të përmuajshëm “Sigurohu Online dhe Fito”.

LEXO EDHE: Nis shorteu “SIGUROHU ONLINE DHE FITO”/ SIGAL UNIQA, çdo muaj fitues e dhurata pafund

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat