11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbetet lider i sigurimeve edhe në Kosovë/ Besimi ndaj SIGAL UNIQA, në...

Mbetet lider i sigurimeve edhe në Kosovë/ Besimi ndaj SIGAL UNIQA, në rritje të vazhdueshme

SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania lider e sigurimeve në Kosovë edhe për periudhën janar-shkurt 2024.

Sipas buletinit më të fundit të publikuar nga Banka Qëndrore e Kosovës, SIGAL UNIQA jo vetëm që ruan vendin e parë në treg por ka shënuar edhe rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas BQK-së, gjatë periudhës janar-shkurt 2024 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 22.97% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ku volumi i primeve të shkruara bruto është rritur për 5,021,865 euro më shumë duke arritur gjithsej shumën prej 26,884,083 euro.

Ndërkohë, SIGAL UNIQA, nëse në janar-shkurt 2023 numëronte mbi 3,26 milionë Euro prime të shkruara, këtë vit ka arritur në mbi 4,8 milionë euro duke zënë kështu 19% të tregut.

Edhe sa i përket ndarjes së tregut në sigurime të detyrueshme dhe vullnetare, SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë mbetet zgjedhja e parë e qytetarëve dhe bizneseve.

Më i qartë, dominimi i SIGAL UNIQA shihet në Sigurimet e Pronës, ku zë 66% të tregut ku operojnë 10 kompani sigurimi.

Sa i përket ndarjes së tregut mes kompanive, jetë dhe jo-jetë, SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë zë 20% të tij.

LEXO EDHESIGAL UNIQA, 25 Vjet lider në treg/ Ponari: Gjithmonë një hap përpara të tjerëve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosova u krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizim të aktivitetin sigurues të SIGAL sh.a përmes blerjes së një shoqërie ekzistuese sigurimi.

SIGAL UNIQA është kompania e para më e madhe e sigurimeve në Kosovë dhe zotëron mesatarisht rreth 12% të volumit të përgjithshëm të primeve.

Si pjesë e Grupit UNIQA, një nga grupet kryesore të sigurimeve në Europë, me një eksperiencë mbi 200-vjeçare, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Kosovë është simbol i besueshmërisë, përgjegjësisë dhe shërbimit ekselent ndaj klientit.

Web: www.sigal-ks.com

E-mail: [email protected]

Tel: +383 (0) 38 240 241

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat