16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMasat anti-Covid, situatë e tensionuar në të gjithë Europën

Masat anti-Covid, situatë e tensionuar në të gjithë Europën

Kufizimet e reja kanë shkaktuar protesta në të gjithë Europën ku në disa shtete nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.

Shkalla e infeksionit është rritur ndjeshëm në kontinent, ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nëse masat nuk forcohen në të gjithë Europën – si për vaksinat, përdorimin e maskave dhe ‘green pass’ për vende të caktuara, rreth gjysmë milionë vdekje më shumë mund të regjistrohen deri në pranverën e ardhshme.

Austria është bërë vendi i parë europian që ka bërë vaksinimin kundër Covid të detyruar për të gjithë, me ligjin që hyn në fuqi në 1 shkurt 2022.

Si është situata në pjesën tjetër të Europës?

Në Belgjikë, rregullat për përdorimin e maskës janë shtrënguar, ndërsa në vende të tilla si restorantet lejohet hyrja vetëm me pasaportën e vaksnimit. Shumica e njerëzve do të duhet të punojnë nga shtëpia katër ditë në javë deri në mes të dhjetorit.

Holanda ka vendosur një bllokim të pjesshëm tre-javor pasi regjistroi një rritje rekord të rasteve me Covid-19. Baret dhe restorantet mbyllen në orën 20:00, ndërsa janë ndaluar grumbullimet në ngjarjet sportive.

Gjermania po vendos kufizime për personat që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19, ata do të përjashtohen nga vende të caktuara, mes një rritje të rasteve të reja.

Në Greqi, personat e pavaksinuar ndalohen në hapësirat e brendshme, përfshirë restorantet, kinematë, muzetë dhe palestrat nga sot, edhe nëse rezultojnë negativ.

Gjithashtu nga sot, Sllovakia po kufizon restorantet, dyqanet jo thelbësore, qendrat tregtare dhe eventet për ata që janë të pavaksinuar. Të njëjtat kufizime ka vendosur edhe Republika Çeke.

Vetëm njerëzit që janë vaksinuar ose janë shëruar nga koronavirusi mund të kenë akses në shumicën e shërbimeve jo thelbësore, përveç dyqaneve ushqimore dhe farmacive, në Rumani. Dyqanet mbyllen në orën 21:00 dhe ka një shtetrrethim për ata që nuk janë vaksinuar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat