28.5 C
Tirana
Tuesday, May 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreCovid-19Taivani me risi në industrinë e sigurimeve, siguruesit mund të vazhdojnë shitjen...

Taivani me risi në industrinë e sigurimeve, siguruesit mund të vazhdojnë shitjen e policave online pas-COVID-19

Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare njofton se kompanitë e sigurimeve do të lejohen që të shesin polica sigurimi online edhe pas përfundimit të pandemisë COVID-19.

Megjithëatë, siguruesit dueh të aplikojnë për të kryer veprime fillimisht, që përfundimi i këtyre veprimeve të jetë i saktë në mnëyrë që biznesi të jetë aktiv në internet. Siguruesit duhet të bashkëpunojnë me agjentë sigurimesh në kryerjen e biznesit online.

Komisioni po monitoron gjithashtu nëse siguria e informacionit të kompanive të sigurimit është mjaftueshëm e fortë për të parandaluar mashtrimet teknologjike, raportoi The Taipei Times.

Njerëzit që blejnë policat e sigurimit në internet u kërkohet të tregojnë fytyrën dhe kartën e tyre të identitetit ose lejen e qëndrimit në një takim videokonferencë me kompanitë e sigurimit.

Komisioni deri më tani ka miratuar tre sigurues të jetës për të kryer gjykime dhe nuk ka pasur asnjë incident në lidhje me veprimet.

Gjatë pandemisë, agjentët e sigurimeve lejohen të shesin produkte në internet pasi nuk janë në gjendje të vizitojnë klientët personalisht për shkak të shqetësimeve mbi një infektim të mundshëm.

Ndërsa kërkesa për shërbime financiare dixhitale po rritet, FSC tani mendon se duhet të jetë një opsion edhe pasi të përfundojë pandemia.

 

Por si procedohet shitja online?

Kompanitë e sigurimeve duhet të përdorin softuer videokonferencash për shitjet në internet dhe të vendosin kontrolle të brendshme për të vërtetuar identitetin e një klienti.

Agjentët e shitjeve duhet të regjistrojnë të gjithë takimin dhe të ngarkojnë videon në serverët e kompanive të sigurimit, të cilat duhet t’i ruajnë të dhënat deri në skadimin e policës. Regjistrimet audio dhe video duhet të plotësojnë standardet e përcaktuara të cilësisë së imazhit dhe data dhe ora duhet të regjistrohen.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat