13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina bie në greminë, aksident me dy të plagosur në Rrugën e...

Makina bie në greminë, aksident me dy të plagosur në Rrugën e Arbrit / Aksidenti i tretë në një javë

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në Rrugën e Arbrit.

Këtë herë, një automjet ka humbur kontrollin pranë fshatit Smollik në Bulqizë dhe ka rënë në greminë.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka disa persona të plagosur që janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ky i është i treti aksident që shënohet vetëm javën e fundit.

Më 4 janar, përplasja e dy makinave në Rrugën e Abrrit solli aksidentin tragjik me tre viktima, dy vëllezërit nga Maqellara, Kujtim e Murat Istrefi si dhe Lulzime Istrefi.

Ndërsa natën e ndërrimit të viteve ndërroi jetë në të njëjtin vend një 24-vjeçar.

Banorët e zonës vijojnë të këmbëngulin se aksi rrugor jo vetëm duhet përmirësuar me mbikalime apo nënkalime por duhet vendosur edhe sinjalistika e duhur.

Nuk ka sinjalistikë”.

Këtu mbrojtësja anësore është dheu“.

LEXO EDHE: Vala e aksidenteve dhe kostot në xhepat e qytetarëve/ Apel për Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat