15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreLufta për uljen e nivelit të karbonit, aeroporti i Vjenës ndërmerr hapin...

Lufta për uljen e nivelit të karbonit, aeroporti i Vjenës ndërmerr hapin e rëndësishëm

Në një takim të fundit, aeroportet ndërkombëtare janë dakordësuar për t’u bërë neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2050. Kjo aplikohet gjithashtu edhe për aeroportin e Vjenës. Megjithatë, ky aeroport po ndjek një objektiv edhe më ambicioz: duke kërkuar që të jetë neutral ndaj CO2 deri në vitin 2023.

Në një njoftim për shtyp, Aeroporti i Vjenës mirëpret marrëveshjen e shteteve anëtare të ICAO për ta bërë aviacionin civil global neutral ndaj CO2 deri në vitin 2050. Në Asamblenë e Përgjithshme të 41-të të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil në Montreal, 193 vende janë dakordësuar për të reduktuar emisionet e CO2 nga aviacioni civil në zero deri në vitin 2050.

Kjo do të arrihet duke përshpejtuar prezantimin e teknologjive të reja dhe novatore të aviacionit, dhe duke rritur prodhimin e përdorimit të karburanteve të qëndrueshme të aviacionit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat