16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLufta në Ukrainë, Rama tregon skenarin më dramatik: Mund të...

Lufta në Ukrainë, Rama tregon skenarin më dramatik: Mund të…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për ngritjen e një Komiteti të Posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave luftës.

“Krijimin e një komuniteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por si të gjitha vendet e tjera në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik, si rezultat e daljes krejtësisht nga binarët e normalitetit.

Sipas skenarit më të keq të kryeministrit, Shqipëria mund të vuaj furnizimin me naftë apo me energji.

“Duhet të përgatitemi edhe për situata shkurtimesh dramatike të furnizimeve me energji apo me naftë. Edhe kjo mund të vijë edhe pse ky është skenari më dramatik. Sepse zëvendësimi i burimeve që janë burime që siguroheshin nga Rusia është jashtëzakonisht i komplikuar. Detyrimi për të qëndruar në front në mbështetje të Ukrainës është e pashmangshme. Dhe do bëjmë çmos për të mos shkojmë në sakrifica reale, por ka një qëllim, të mbrojmë jetën dhe shëndetin. Atë që është më e rëndësishmja të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit, si pjesë e vendeve që po bëjnë përpjekje. Sa na takon ne, do bëjmë çmos të mbrojmë njerëzit tanë, tha ndër të tjera Rama.

LEXO EDHE: Lufta në Ukrainë, 4 frontet ku goditet ekonomia shqiptare

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat