9.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLepuri futet në motorin e avionit që vinte për në Kosovë, 1...

Lepuri futet në motorin e avionit që vinte për në Kosovë, 1 milion euro dëm

Nga Aeroporti i Prishtinës u nis më 2 gusht të këtij viti, por me të arritur në Bremen të Gjermanisë, avionit të kompanisë ETF Airways dyshohet se i ndodhi diçka e jashtëzakonshme.

Një lepur i hyri në motor dhe sipas drejtorit të firmës kroate, Stjepan Bediq, i shkaktoi dëm të madh fluturakut, duke e lënë jashtë pune, 12 ditë.

Lepuri kishte ngecur në motor. Ne i kemi bërë një kontroll special, me pajisje speciale. Vendosëm që motori nuk ishte i sigurt dhe instaluam një motor zëvendësues. Për shkak të kësaj. shumë fluturime i anuluam, por ne bëmë më të mirën. Dëmi total ishte 1 milion euro”, tha Bediq, citon Klan Kosova.

Sipas Bediq, lepuri dyshohet të ketë hyrë në pistë e prej këtu brenda në motor të avionit, nga një vrimë e gardhit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat