13.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksi Qafë-Thorë - Theth i bllokuar nga orteqet, reshjet e shiut shtojnë...

Aksi Qafë-Thorë – Theth i bllokuar nga orteqet, reshjet e shiut shtojnë hapësirat e përmbytura

Trashësia e dëborës në rrugën Bogë-Qafë Thore ka kaluar 1 metër, ndërsa aksi raportohet se është i hapur.

Problematika shfaqen nga Qafë-Thorja deri në Theth, aty ku rruga prej ditësh është e bllokuar.

Orteqet me dëborë e kanë bërë të pamundur hapjen e aksit.

Majlinda Angoni, Prefekte e Qarkut: “Është momenti nga ora 5:00 mbasdite, që ka ulje të temperaturave dhe bora ngrin. Është bërë e mundur ndërhyrja që dhe jeta e njerëzve të jet më e sigurt dhe nga orteqet”

Ndërkohë në zonën e Nënshkodrës situata vijon të jetë e rënduar.

Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë sjellë shtimin e sipërfaqes së përmbytur atje.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile të kësaj bashkie, sipërfaqja e përmbytur është rritur në 1400 hektarë, pjesa më e madhe e të cilës ndodhet në Njësinë Administrative Ana e Malit.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 90 cm, ndërkohë që uji ka hyrë në 30 banesa të këtij fshati.

Edhe aksi rrugor Shirq-Darragjat është i pakalueshëm, pasi ka prezencë uji në një lartësi 80 centimetër.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat