11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKrimet kundër pronës/ Nga janari 50 raste të zjarreve, 35 janë zbardhur

Krimet kundër pronës/ Nga janari 50 raste të zjarreve, 35 janë zbardhur

Krimi që impakton më shumë qytetarët është ai që u dëmton ekonominë, në shkatërrim banese, automjeti apo biznesi.

Në 6 muajt e parë të këtij viti në të gjithë vendin janë shënuar 465 raste që lidhen me veprën penale të shkatërrimit të pronës.
Nga janari deri në qershor policia ka identifikuar 50 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr. Kryesisht janë makina dhe biznese të cilave u vihet zjarri për shkak të konflikteve të ndryshme por edhe në formë hakmarrjeje.
Nga këto raste falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe hetimeve policia ka mundur të zbardhe 35 raste.
Shkatërrimi i pronës me eksploziv është vepra penale më e vështirë për tu identifikuar nga policia. Nga 15 rastet e shënuara vetëm gjatë këtij 6 mujori, policia ka mundur të zbardhë vetëm 4 raste.

 

Këto raste janë edhe më të rrezikshme si edhe me pasoja më të rënda. Eksplozivi duke qenë se nuk le prova nga pas po përdoret nga grupet kriminale dhe për eleminimin e kundërshtarëve.

Më të shpeshta janë rastet e shkatërrimit të pronës me mjete të tjera ku gjatë kësaj periudhe janë identifikuar 400 raste dhe pothuajse të gjitha janë zbardhur nga policia dhe autorët e këtyre veprave penale rrezikojnë deri në 5 vite burg.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat