9.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKredia për prona, gjatë pandemisë rritja më e lartë në Lezhë dhe...

Kredia për prona, gjatë pandemisë rritja më e lartë në Lezhë dhe në Vlorë

Tregu i pronave ka njohur një rritje të papritur pas pandemisë, i shoqëruar nga një zgjerim i shpejtë i kredisë bankare për këtë qëllim.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për blerjen e banesave në fund të muajit shtator arriti vlerën e 140.7 miliardë lekëve ose rreth 1.14 miliardë eurove.

Që nga muaji mars 2020, kur ekonomia u godit nga pandemia e Covid-19, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët është rritur me rreth 15.5%.

Siç ishte e pritshme, rritja e kredisë për blerjen e pronave ka shënuar ritmet më të larta të rritjes në kryeqytet dhe në zonat me interes turistik.

Prej marsit 2020 deri në fund të shtatorit 2021, rritja më e lartë e portofolit të kredisë ka ndodhur në qarkun e Lezhës, me rreth 23.6%. Lezha përfshin zona bregdetare që në vitet e fundit janë përfshirë nga një fluks shumë i madh ndërtimesh, kryesisht bregdeti i Shëngjinit dhe pjesërisht edhe ai i Tales.

Qarku i dytë me rritjen më të shpejtë të kredisë për blerjen e pronave është i Vlorës. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të shtatorit kredia në këtë qark arriti në 4.2 miliardë lekë, me rritje prej 15.5% që nga fillimi i pandemisë.

Edhe qarku i Vlorës në vitet e fundit ka tërhequr interes në rritje për blerje të pronave, përfshi këtu komplekset e reja në rivierën mes qyteteve të Vlorës dhe Sarandës.

Qarku i tretë me rritjen më të shpejtë të huasë për blerjen e pronave është Tirana, me 12.25% që nga marsi 2020. Në vlerë, Tirana dominon dukshëm kredinë për blerje pronash, me një portofol total prej pothuajse 98 miliardë lekësh ose rreth 790 milionë eurosh në fund të muajit shtator. Kjo shifër përbën pothuajse 70% të portofolit total për blerjen e pasurive të paluajtshme në vend.

Një tjetër qark ku kredia për prona është rritur me ritme të larta është ai i Korçës. Sipas Bankës së Shqipërisë, që nga fillimi i pandemisë deri në fund të shtatorit të këtij viti portofoli i kredisë është rritur me 13.2% dhe ka arritur vlerën totale të 2.4 miliardë lekëve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të këtij viti Indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me me 6.7% krahasuar me një vit më parë.

/Monitor

Lexo edhe: Një apartament në Tiranë kushton deri në 4 mijë euro/m2, Sigurimi i tij me vetëm 1 euro/m2

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat