14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e Jetës janar-shtator 2021/ Rritje e primeve me mbi 25%, SIGAL...

Sigurimet e Jetës janar-shtator 2021/ Rritje e primeve me mbi 25%, SIGAL LIFE UNIQA kryeson tregun

Pak ditë më parë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) pubikoi raportin për tregun e sigurimeve për 9-mujorin e këtij viti, janar-shtator 2021.

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2021 kapën vlerën 14,166 milionë lekë, ose 18.06% më shumë se në janar-shtator 2020. Ndërsa numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 849,732 me një rritje prej 22.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit, tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.6% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.23%.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shtator 2021, arritën rreth 1,024 milionë lekë, ose 25.24% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Si në sigurimet e Jo-Jetës, ashtu edhe te ato të Jetës, kompania e sigurimeve që dominon tregun është SIGAL UNIQA Group Austria.

Ndarja e tregut, ku pjesën kryesore e ze SIGAL LIFE UNIQA Group Austria. 

Edhe sa i përket dëmeve të paguara në Sigurimet e Jetës, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria dominon tregun me 43,89%.

Nëse ndalemi te produktet, Sigurimi “Jeta e Debitorit” ze pjesën kryesore të tregut me 65.44%, ndjekur nga “Jeta me Kursim” dhe Plani i pagesave Cash.

Edhe këtu, si në sigurime të tjera, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria është kompania numër 1.

Lexo edhe: SIGAL UNIQA, kompania lider në tregun e sigurimeve/ Publikohet raporti i AMF

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat