9.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreKosovë, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA shpallet “Fairplay Team 2022”

Kosovë, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA shpallet “Fairplay Team 2022”

Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës zhvilloi ceremoninë e shpalljes së laureatëve për vitin 2022.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA u shpall  ekipi “Fairplay Team”.

Mbrëmë, më 19.01.2023, Federata mbajti ceremoninë e shpalljes së laureatëve për vitin 2022.

Në ceremoninë e organizuar mirë, përveç përfaqësuesve të ekipeve anëtare të Federatës, në futboll dhe basketboll, morën pjesë edhe përfaqësues nga MKRS, KOK, FFK etj.

Në fillim, mirënjohje për bashkëpunim iu ndanë: FFK-së, FBK-së dhe FPPK-së.

Titulli i ekipit Fair Play në futboll i takoi ekipit SIGAL U.G.Austria”, thuhet në njoftimin e FSPK-së.

SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë është gjithmonë pranë komunitetit, jo vetëm për paketave më të mira të sigurimit, por edhe duke mbështetur aktivitete të ndryshme sportive, kulturore dhe humanitare.

Kjo ka bërë që kompania të marrë vit pas viti çmime dhe vlerësime të ndryshme, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtare.

LEXO EDHE: TOP 100 kompanitë e sigurimit në Evropën Juglindore, SIGAL UNIQA lidere në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova u krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizim të aktivitetin sigurues të SIGAL sh.a përmes blerjes së një shoqërie ekzistuese sigurimi.

SIGAL UNIQA është kompania e para më e madhe e sigurimeve në Kosovë dhe zotëron mesatarisht rreth 12% të volumit të përgjithshëm të primeve.

Si pjesë e Grupit UNIQA, një nga grupet kryesore të sigurimeve në Europë, me një eksperiencë mbi 200-vjeçare, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Kosovë është simbol i besueshmërisë, përgjegjësisë dhe shërbimit ekselent ndaj klientit.

LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

Me mbi afro 24 vjet aktivitet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, Grupi SIGAL UNIQA numëron mbi 1 milion klientë, të cilët i kanë besuar këtij brandi jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku.

LEXO EDHE: “Jeni brand-et më të rëndësishme në Kosovë”/ Presidenti i FFK falenderon sponsorët për mbështetjen gjatë 2022. Mes tyre dhe SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat