17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Jeni brand-et më të rëndësishme në Kosovë"/ Presidenti i FFK falenderon sponsorët...

“Jeni brand-et më të rëndësishme në Kosovë”/ Presidenti i FFK falenderon sponsorët për mbështetjen gjatë 2022. Mes tyre dhe SIGAL UNIQA

Në prag të festave të fundvitit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi së bashku me Komitetin Ekzekutiv organizuan drekën e fundvitit me sponsorët dhe partnerët e FFK-së: TEB, Albi Mall, Viva Fresh, Emerald, HIB, SIGAL UNIQA Group Austria, KEP, Al-Trade, Art Motion, KEDS dhe Uji i Alpeve.

I pari i FFK-së, shprehu falënderimin e tij, të Komitetit Ekzekutiv dhe tërë komunitetit të futbollit për sponsorët.

Ai i shprehu mirënjohje për vazhdimin e rrugëtimit të përbashkët, derisa sponsorëve të rinj u dëshiroi rrugëtim të gjatë së bashku dhe suksese në bizneset e tyre.

“Partneriteti me ju përveç mbështetjes së futbollit, ka bërë që të rritet edhe rejtingu ynë sepse ju jeni brendet më të rëndësishme në shtetin tonë. Bashkëpunimi ynë ka bërë që të ketë ndikim në progresin e përgjithshëm në futbollin tonë, por edhe karshi klubeve, futbollistëve dhe mbarë opinionit”, ka theksuar Ademi.

Në fund të drekës festive, presidenti i FFK ndau dhurata për të gjithë sponsorët si shenjë falënderimi për mbështetjen gjatë vitit 2022.

LEXO EDHE: “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”, nënshkruhet në Kosovë marrëveshja mes Kreut të FFK-së dhe z. Ponari

Sporti është promovues i një jetë të shëndetshme dhe përcjell mesazhet e bashkimit mes njerëzve.  Si i tillë, kompania SIGAL UNIQA Group Austria e ka vlerësuar çdo vit, duke kontribuar pothuaj në të gjitha disiplinat e saj.

Prej më shumë se 18 vitesh SIGAL UNIQA Group Austria mbështet SIGAL Prishtinën, e cila edhe falë mbështetjes së kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon është shpallur 13 herë kampione e Superligës së Kosovës ndërsa ka fituar edhe 2 Kupa Ballkanike.

SIGAL prej vitesh mbështet Federatën Shqiptare të Futbollit dhe atë të Baskebollit duke qenë sponsor zyrtar i tyre;

SIGAL është sponsor zyrtar edhe i Federatës së Futbollit të Kosovës;

Superliga e Futbollit të Femrave në Kosovë quhet “SIGAL Superliga e Femrave” për shkak të sponsorizimit që kompania e sigurimit i bën këtij organizimi;

SIGAL ringriti klubin e basketbollit Valbona dhe e shpalli kampione për 5 vite rresht;

Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua “SIGAL UNIQA Ballkan League” falë bashkëpunimit disa-vjeçar me SIGAL;

SIGAL ka sponsorizuar edhe Federatën Shqiptare të Snooker-it për organizimin e Kampionatit Europian të Snooker-it që u zhvillua në Shengjin në datat 7-19 Qershor 2022;

SIGAL ka ndërtuar fusha basketbolli për të rinjtë në Tiranë dhe ka kontribuar në zhvillimin e basketbollit në të gjithë vendin;

SIGAL ka mbështetur alpinizmin për disa vite dhe alpinistë profesionistë;

SIGAL ka mbështetur Aeronautikën Shqiptare me aktivitetin “Albania Open”;

SIGAL ka mbështetur Motor Fest, Rally Albania; garat me motorë Vespa;

SIGAL ka mbështetur Regatën Lundrimore për fëmijët e fshtatit SOS;

SIGAL ka mbështetur Kampionatin e vollejbollit;

SIGAL ka mbështetur Kampionatin e parë ndërkombëtar të Shahut;

SIGAL ka mbështetur Kampionatin e Çiklizimit;

SIGAL ka mbështetur konkursin e dancit sportiv;

SIGAL ka dhuruar biçikletat për patrullimin e Policisë në plazhet shqiptare;

Kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria do të vazhdojë të jetë pranë  komuniteteve sportive edhe në të ardhmen sepse besojmë fort se Sporti ndikon në Shëndetin e një shoqërie dhe nëse ka Shëndet Jetohet më mirë…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat