6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKonsumi për frymë i primeve të sigurimeve në Shqipëri dhe Kosovë, ende...

Konsumi për frymë i primeve të sigurimeve në Shqipëri dhe Kosovë, ende në nivele të ulta

Pas raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2022, është publikuar edhe raporti i Bankës Qëndrore të Kosovës mbi të dhënat e tregut të sigurimeve për 6- mujorin e parë të 2022.

Sipas BQK, gjatë periudhës Janar – Qershor 2022 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 11.63% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ndërsa volumi i primeve të shkruara bruto në krahasim me periudhën paraprake është rritur me mbi 6,4 milionë euro.

Rritje edhe sa i përket numrit të kontratave, i cili arriti në 535,328 duke shënuar një rritje për 16.93% krahasuar me Janar – Qershor të vitit 2021.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës arriti shumën mbi 58 milionë euro duke shënuar një rritje në masën prej 9.76% krahasuar me periudhën Janar – Qershor 2021.

Shifrat tregojnë se konsumi i sigurimeve për frymë është më pak se 50 euro.

Munngesa e kulturës, legjislacionit dhe reformave financiare  e mban tregun  të pazhvilluar. Kujtojmë që Maqedonia e Veriut, me pothuajse të njëjtën popullsi me Kosovën, e ka konsumin e sigurimeve për frymë rreth 90 euro.

Vitin e shkuar, tregu i sigurimeve në Maqedoninë e Veriut konsumoi në total plot 188.7 milionë euro.

Sa i përket Sigurimeve të Jetës, volumi i primeve të shkruara bruto arriti shumën e mbi 3,4 milionë euro duke shënuar një rritje prej 57.17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Por rritja e primeve mbetet shumë i ulët.

Jeta mbetet sa e panjohur aq edhe e nënvlerësuar në tregun e Kosovës dhe atë në Shqipëri me qytetarët e dy shteteve që konsumojnë afërisht 3 euro për frymë siguracione për Jetën.

Aksidentet në punë, zjarret, dëmtimet,  ligji për sigurimin e fondeve publike apo private, përgjegjësitë e mjekëve, inxhinierëve, avokatëve, noterëve dhe profesionëve në përgjithësi mungon dhe dëmet në këto fusha janë të mëdha por sërish mbeten produkte siguracioni të pakonsumuara nga klientët.

Nuk duhet harruar që, vendi i Bashkimit Europian me shpenzimet më të ulëta për prime sigurimi është Rumania me 120 euro në vit me mesataren europiane që vlerësohet në më shumë se 2 mijë euro për frymë në vit.

Ndërsa në SHBA dhe Zvicër primi mesatar për frymë arrin në rreth 7 mijë euro në vit.

SIGAL UNIQA, kompania që kryeson tregun në Shqipëri dhe Kosovë

SIGAL UNIQA Group Austria vijon të dominojë tregun e sigurimeve në të dyja vendet duke u shndërruar tashmë në markën e preferuar të çdo qytetari që kërkon të sigurohet.

Sipas të dhënave të Bankës Qëndrore të Kosovës, SIGAL UNIQA Kosovë mbetet në vendin e parë si për prime ashtu edhe për dëmet e paguara tek klientët duke zënë mbi 14% të tregut ku operojnë 12 kompani.

Shifrat tregojnë qartë përgjegjshmërinë kontraktuale të SIGAL UNIQA Kosovë përballë klientëve, duke qenë sa më pranë tyre e duke u përshtatur me nevojat dhe kërkesat e tyre.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova u krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizimin e aktivitetit sigurues të Grupit SIGAL, i cili falë stafit të përkushtuar dhe dhe profesional, shërben 48 produkte sigurimi në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të SIGAL përballë klientëve.

Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin.

SIGAL ndjehet krenare për shërbimin ‘par excellence’ ndaj klientëve, ndërsa premton vazhdimin e rrugës së ndjekur prej më shumë se dy dekadash edhe në të ardhmen.

LEXO EDHEUnike në produkte e gjithmonë pranë klientëve/ SIGAL UNIQA mbetet në majën e tregut të sigurimeve

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat