Robin Uejt (Robin Waite), konsulent i biznesbërjes dhe menaxhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organizator konferencash të trajnimit në sipërmarrje dhe botues i disa librave tematikë, në uebsajtin e tij zyrtar listoi dhjetë argumente se pse sigurimi i biznesit është njëherësh domosdoshmëri dhe investim i zgjuar.
Argumentimin e tij, në pika kyçe, po e sjellim më poshtë:
Së pari, mbrojnë pasurinë, pronën dhe investimet e biznesit.
Së dyti, mbulon ngarkesat financiare që kompania mund të ketë, ngarkesa këto që mund të rrjedhin nga përgjegjësitë ligjore dhe financiare, përballon barrën financiare nga paditë, shpenzimet ligjore, marrëveshjet dhe dëmet.
Së treti, sigurimi i biznesit ndihmon për kompensimin e punonjësve, ofron mbështetje për aksidentet apo dëmtimet në vendin e punës, duke mbrojtur si punëtorët, ashtu edhe punëdhënësit.
Së katërti, amortizon “rrëzimet” e biznesit, kompenson humbjet e investimeve, shpenzimet e vazhdueshme dhe kostot e zhvendosjes së përkohshme gjatë ndërprerjeve për shkak të fatkeqësive natyrore.
Së pesti, në realitetin amerikan të hiperteknologjizuar siguron mbrojtje kibernetike të të dhënave të bizneseve.
Së gjashti, kursen energji dhe dedikim, u ofron pronarëve të bizneseve qetësi mendore, duke u mundësuar të përqendrohen tërësisht në menaxhimin e biznesit.
Së shtati, disa lloje sigurimesh janë të detyrueshme me ligj dhe përputhshmëria me ligjet dhe normat në fuqi e një biznesi është imperativë.
Së teti, ofrimi i paketave të përfitimeve nga sigurimi për punonjësit, përfshirë sigurimet, ndihmon në rekrutimin e stafeve më të kualifikuar e më shumë kërkesa.
Së nënti, sigurimi për përgjegjësinë ndaj produkteve mbron bizneset nga paditë ligjore, që mund të lindin si pasojë e dëmeve apo pakënaqësive të lidhura me produktet apo shërbimet.
Së fundmi, sasja e sigurimeve të duhura rrit reputacionin e një biznesi, duke krijuar besim te partnerët dhe klientët gjatë bashkëpunimeve dhe kontratave.
SIGAL për biznesin
SIGAL-i, në realitetin shqiptar, ka ndërtuar paketa sigurimi të dedikuara për biznesin e vogël apo të mesëm (bizneset me xhiro vjetore deri në 250 milionë Lekë).
SIGAL-i ofron paketat si vijon: sigurim për punonjësit, sigurim për pronën, sigurim të përgjegjësive, sigurim për automjetet, sigurim të mallit në transport, sigurim të përgjegjësive të transportuesit, garancitë financiare, sigurim të agrikulturës, sigurim të palëve të treta për mjetet e vogla lundruese, Sigurimi i Detyrueshëm i Pronarit- Përdoruesit e pajisjeve dhe instalimeve nën presion.
Për secilën nga produktet mund të lexoni më hollësisht nga linku i mëposhtëm dhe të porosisni lehtësisht nga kudo ku ndodheni!