12.5 C
Tirana
Sunday, October 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKompania që ka paguar mbi 300 milionë euro dëme në 22 vjet

Kompania që ka paguar mbi 300 milionë euro dëme në 22 vjet

SIGAL UNIQA Group Austria është kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon prej më shumë se 22 vite tashmë.

Kjo jo vetëm për pjesën e tregut që zotëron por edhe për produktet, idetë, drejtimin, pagesën e dëmeve dhe përmbushjen e detyrimeve kontraktuale.

22 vite janë gati një çerek shekulli dhe janë në vetvete një histori, një histori suksesi, një histori përpjekjesh për të bërë më të mirën.

Duke vendosur klientin në vendin e parë dhe duke u përpjekur për ti dhënë atë që i mungonte në këtë fushë të rëndësishme të forcimit të personalitetit të njeriut, sepse e tillë është fusha e sigurimeve.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga krijimi i saj. Nisi me 5 veta dhe më pak kapital dhe sot është njëra nga 53 kompanitë më të mëdha në Europën Lindore.

Në një treg të vogël dhe pa kulturë sigurimi SIGAL UNIQA ishte e para kompani që fokusin e saj e drejtoi nga kërkesa e klientit, nevoja e tyre për produkte sigurimi përtej tradicionales që ka një kompani sigurimi, siç janë sigurimi i shëndetit, sigurimet e garancive, përgjegjësive dhe shumë produkte të tjera, që për tregun vendas ishin të panjohura dhe të pazhvilluara.

Në 22 vite SIGAL UNIQA jo vetëm ka diversifikuar portofolin e produkteve të saj, duke ofruar 43 lloj produktesh sigurimi qytetarëve, por ka rritur edhe standartet e tregut, duke futur të parët investitorë amerikanë dhe europianë në tregun vendas. Fillimisht me Fondin Amerikan të Ndërmarrjeve dhe më vonë me UNIQA Group, dhe bashkë me to, futi edhe fuqinë financiare amerikane e europiane dhe praktikat më të mira të sigurimeve sipas standarteve të tyre .

Angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve është motivi i SIGAL UNIQA, motiv ky që nuk ka ndryshuar që nga dita e parë që filloi punën. Ky mund të konsiderohet edhe çelësi i suksesit të një kompanie si SIGAL, e cila ishte ndër pioneret e tregut privat të sigurimeve në Shqipëri, dhe sot, edhe pse tregu ka njohur zgjerim mban pozicionin në krye të tregut dhe renditet si kompania më e besuar e sigurimeve tek Shqiptarët dhe numëron mbi 1 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL UNIQA Group Austria ka dëshmuar fuqi dëmpaguese dhe përgjegjshmëri kontraktuale duke paguar mbi 300 milionë euro dëme pasurore, shëndetësore dhe dëme motorrike.

Kujtojmë këtu se, vetëm për dëmet e shkaktuara nga tërmetet e vitit 2019 SIGAL UNIQA pagoi mbi 16 milionë euro dhe ishte e gatshme të paguante më tepër nëse do të kishte më shumë prona të siguruara.

Lexo edhe: Sa paguajnë kompanitë e sigurimeve dhe kush janë “përfituesit” e mëdhenj

SIGAL UNIQA krahas dëmshpërblimeve, një pjesë të primeve të saj ia kthen komunitetit, duke investuar në shëndet, art, kulturë, sport, arsim dhe kudo ku ka patur nevoja emergjente.

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat