11.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKomiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ndryshojnë masat kufizuese anti-Covid

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ndryshojnë masat kufizuese anti-Covid

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se duke vlerësuar situatën epidemiologjike në Shqipëri tha se pavarësisht rritjes së rasteve, është parë e arsyeshme që situata mund të mbahet nën kontroll me masat ekzistuese.

Shifra rekord rastesh të reja, ministria zgjati me një muaj vaksinimin e hapur. Rriten edhe shtrimet në spital

Masat që mbeten ne fuqi:

1-Detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura dhe aty ku nuk sigurohet distancomi social

2-Grumbullimi jashtë deri në 50 persona, duke respektuar rregullat e distancomi social dhe protokollet

3-Ora policore 00:00 -06:00. Muzika e lejuar deri në 23:00

4-Lejohen kampionatet sportive deri në 30% të kapaciteteve.

“Komiteti i ekspertëve vlerësoi indikatorët me qëllim përcaktimin e masave. Sic është vënë re edhe në raportimet tona ka një rritje të rasteve, e reflektuar edhe në rritjen e thirrjeve në urgjenca dhe shtrimet në spitale. Arsye kryesore është Delta që ka një shkallë më të lartë infektueshmëria. Në vend  ka vazhduar vaksinimi, dhe kjo ka bërë që situatë të jetë nën kontrolle”, tha Rakacolli.

Drejtoresha e Institutit te Shendetit Publik tha se masat nuk kane ndryshuar, por duhet fuqizuar zbatimi i masave.

“Masat nuk kanë ndryshuar, pavarësisht kohës së ngrohet, lëvizjes brenda ose jashtë vendit. Por duhet fuqizuar zbatimi i tyre nga organet ligjzbatuese. Përdorimi i maskës, distancomi social dhe higjena duhet të zbatohen”, tha Fico.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat