15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKomiteti i Ekspertëve ndryshon masat: Hiqet ora policore

Komiteti i Ekspertëve ndryshon masat: Hiqet ora policore

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot rishikimin e masave për parandalimin e pandemisë.

Në mbledhjen e zhvilluar mesditën e sotme, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi vendimiet e komitetit.

Rakacolli tha se masat e vendosura do të vijojnë të mbeten në fuqi, me përjashtim të orës policore, e cila do të hiqet.

Kemi një situatë më të favorshme epidemiologjike. Niveli i masave vijon të mbetet i tillë:

– Të infektuarit me Covid do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, dhe jo 10 ditë sic ishte më parë.

– Vaksinimi është i këshillueshëm nga mosha 12 vjeç për të gjithë fëmijët.
– Për qytetarët që hyjnë në Shqipëri mbetet në fuqi paraqitja e vaksinës
– Në aeroporte do të vijojnë të lejohet të qëndrojnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, që do vijojnë të mbajnë maskën.
– Maska do të mbahet në të gjitha ambjentet e mbyllura.
– Në fuqi mbetet masa me 30 % të kapacitetit të hapësira ku zhvillohen grumbullime apo festa
– Ora policore hiqet”.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat