11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKohëzgjatja e lejes së drejtimit, qytetarët pritet të kursejnë 1 miliardë lekë...

Kohëzgjatja e lejes së drejtimit, qytetarët pritet të kursejnë 1 miliardë lekë në vit

Këtë javë nisi zbatimi Kodit të ri Rrugor, i cili ndër të tjera parashikon dhe zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së lejes së drejtimit nga 10 në 15 vjet.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur se qytetarët janë shprehur të kënaqur me afatin e ri të lejes së drejtimit.

Zgjatja e afatit të vlefshmërisë së lejes së drejtimit në 15 vjet, për të gjithë ata që e marrin për herë të parë ose e rinovojnë është një lehtësi për qytetarët dhe ulje e kostove.

Më parë qytetarët kishin detyrimin të bënin rinovimin e lejes së drejtimit çdo 10 vjet deri sa mbushnin 50 vjeç, e pastaj rinovim 5-vjeçar deri sa mbushnin 70 vjeç. Pas kësaj moshe kishin detyrim të bënin rinovim 2-vjeçar. Kjo bënte që ata të rinovonin 11-12 rinovime në ciklin e jetës, ndërsa me zgjatjen e afatit të rinovimit, praktikë kjo që zbatohet edhe në vendet e BE-së, qytetarët rinovojnë lejen e drejtimit 4-5 herë në ciklin e jetës.

Nga ky ndryshim në Kodin e ri Rrugor përfitojnë mbi 80 mijë qytetarë/vit. Këta qytetarë nuk do të vijnë në sportelet e DPSHTRR për rinovime lejedrejtimi, falë afateve të reja.

Rreth 1 miliard lekë/vit kursim për qytetarët (tarifa, kohë, karburant, lëvizje), nga rikonceptimi i shërbimit. Politika në shërbim të qytetarëve, për të lehtësuar jetën, për të ulur kostot, risi që bëhen realitet falë punës për transformimin e shërbimeve të transportit rrugor.

“Sot, pasi jemi modernizuar e konsoliduar si ent, ulim më tej kostot për shërbimet jetike të qytetarëve”, bëri të ditur DPSHTRR.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat