9.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKlinika Lëvizëse SIGAL UNIQA hap dyert në Tiranë, vizita dhe ekzaminime FALAS...

Klinika Lëvizëse SIGAL UNIQA hap dyert në Tiranë, vizita dhe ekzaminime FALAS për mijëra qytetarë

Vizita dhe ekzaminime falas për mijëra qytetarë.

Nisi sot aktivitetin e saj në Tiranë SIGAL UNIQA Vital Truck, Klinika e parë dhe e vetme e lëvizsshme në Shqipëri dhe rajon.

Për dy ditë me rradhë, 17 dhe 18 Mars, Klinika dhe mjekët e saj specialistë do të kryejnë vizita dhe kontrolle mjekësore pa pagesë për këdo që dëshiron të kontrollojë gjëndjen e tij shëndetësore, pa patur nevojë të lerë takim paraprakisht.

Nën moton “Më mirë është ta parandalosh një sëmundje se sa ta kurosh atë” kjo klinikë e lëvizshme, ide e UNIQA Insurance Group, kryen vizita për 8-9 lloje të ndryshme sëmundjesh, duke përfshirë edhe imazheritë e ndryshme që janë të domosdoshme.

ÇFARË SHËRBIMESH OFRON SIGAL UNIQA “VITAL TRUCK”?

SIGAL UNIQA Vital Truck mundëson një shumëllojshmëri ekzaminimesh, duke nisur nga vizita dhe konsulta me mjekun patholog, matje e sheqerit në gjak, vizitë e syve, ORL, Audiograma, EKG e zemrës, Echo abdominale, Echo e indeve të buta, matje e kapacitetit vital të mushkërive, matje e oksigjenit në gjak, etj…

Ky aktivitet është pjesë e përkujdesjes dhe vizionit të SIGAL UNIQA Group Austria në drejtim të mirëqenies së klientëve të saj dhe në emër të një shëndeti më të mirë.

Nëpërmjet këtij aktiviteti, synimi i kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon është që popullsia të ndërgjegjësohet për rëndësinë absolute të kontrolleve të vazhdueshme shëndetësore përmes të cilave shmanget diagnostikimi i vonshëm i sëmundjeve.

Klinika Lëvizëse e SIGAL UNIQA ju mirëpret sot dhe nesër para stadiumit “Air Albania”, në sheshin “Italia”, nga ora 10:00 -14:00 dhe 15:30 – 18:00.

SIGAL UNIQA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

LEXO EDHEKlinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 17 dhe 18 Mars në Tiranë, vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat