22.5 C
Tirana
Sunday, April 19, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKëshillë për sigurim të zgjuar kur je kredimarrës: kërko sigurim shtesë me...

Këshillë për sigurim të zgjuar kur je kredimarrës: kërko sigurim shtesë me mbulimin maksimal

Sa herë i drejtohemi bankës për financimin e blerjes së një apartamenti, banka kërkon me detyrim nga kredikërkuesi dy sigurime:

  1. Sigurim jete të kredimarrësit, që ajo të sigurojë shumën e kredisë nga çdo e papritur me jetën e personit që merr përsipër kredinë.
  2. Sigurim të pronës së lënë kolateral, nga zjarri dhe tërmetet, në mënyrë që banka ta ruajë vlerën e pronës kolateral nga viti në vit.

Në të dyja rastet nga këto sigurime përfituesi është banka. Ajo ruan në vëmendje shumën të cilën i detyrohesh nga viti në vit.

Si sigurimi i jetës, ashtu edhe sigurimi i pronës së lënë kolateral, nga viti në vit llogariten me bazë shumën të cilës ende i detyrohesh bankës.

Përmes shlyerjes vjetore shuma që kredimarrësi i detyrohet bankës vjen drejt zvogëlimit.

Primet e sigurimit do ta pasqyrojnë këtë ndryshim duke u zvogëluar, po ashtu.

Kujdes! Pak, shpesh kushton shumë.

Shuma vjen duke rënë sepse limiti që sigurimet do të të mbulojnë, është vetëm ai të cilin i detyrohesh bankës. Po paratë e tua? Po pjesa jote?

Zjarri i djeshëm në Tiranë 

Le ta ilustrojmë përmes rastit konkret të djeshëm: nëse apartamenti i blerë me kredi bankare është një nga 30 pronat e dëmtuara te pallati i Farmacisë Nr.10.

Artamenti me vlerë 100 mijë euro. Ju e keni lënë si kolateral për financim 80 mijë euro. Që në ditën e parë të vitit të për të kredisë, ju duhet të kërkoni një sigurim shtesë që mbulon edhe diferencën 20 mijë euro.

Banka ju ka orientuar për një sigurim që mbulon vetëm shumën që i detyroheni asaj, 80 mijë euro.

Andaj zgjidhja është vetëm një: Tregohu i zgjuar.

Kërko sigurim shtesë të vlerës së pronës kolateral dhe kërko që mbulimi të jetë në vlerën e saj maksimale.

Këtë duhet ta bësh çdo vit. Edhe sikur primi i sigurimit të pronës së lënë kolateral të vijë duke zbritur. Kërko mbulimin maksimal. Merr sigurim shtesë për diferencën.

Mos u kurse për sigurimin e pjesës dhe parave të tua! Edhe sikur punonjësi i bankës të mos të të orientojë, këshilla është Kjo: Kërkoje ti!

Nëse banka i ruajti paratë e saj, ruaji edhe ti paratë e tua.

Kërko mbulimin maksimal dhe mos u gëzo çmimeve 30-40 apo 50 euro më të ulëta në vit, kur bëhet fjalë për sigurimin e pronës së lënë kolateral.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat