18.5 C
Tirana
Wednesday, April 15, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHorrori në mesin e Tiranës, sigurimi i banesave e vetmja aleancë strategjike...

Horrori në mesin e Tiranës, sigurimi i banesave e vetmja aleancë strategjike e qëndrueshme

Pasditen e djeshme, pamjet horror të një pallati që po digjej në vertikalitet dhe me shpejtësi të madhe, pushtuan median vendase.

Më pas, në media parakaluan portretet e shqetësuara, të vrara, të habitura, të lënduara, të inatosura, të njerëzve, të cilët në muret nën flakë patën hedhur djersën e një jete. Të gjitha kursimet e tyre nën zjarr. Mes syresh kredi ende të pashlyera.

Të gjitha emocionet që vareshin në fytyrat e tyre përligjeshin nga ajo që po ndodhte.

Sigurime.Online dje pati vetëm një reagim: shëndeti. Sa më pak dëme në jetë dhe në shëndet. Për fat, ato flakë të stërmëdha e të frikshme, nuk prekën asnjë jetë.

Mirëpo, me siguri lanë shenja të pashlyeshme në shumë prej këtyre jetëve.

Lanë shenjën sidomos te ata, që ato banesa nuk i kanë të siguruara.

Si do të rikthehen në normalitetin e përpara zjarrit? A do të marrin një kredi të dytë? A do të munden t’i marrin? A do të hyjnë në borxhe? A nuk do të quhej borxh i dytë, nëse banesa ishte blerë me kredi? Të gjitha këto pikëpyetja shkaktuan pezmin që parakalonte në fytyrat e drojtura të ekranit. A do të kenë gjyqe me firmën ndërtuese? Po me marketin?

Për 100 mijë euro mbulim, dje, përpara zjarrit, në Tiranë, sigurimi i një apartamenti kushtonte 50 euro.

Për 50 euro sigurim banese, secili nga të siguruarit, do të përfitonte 90 mijë euro dëmshpërblim nga kompania e sigurimeve (referenca nga kompania SIGAL INSURANCE GROUP, kalkulatori online në sigal.al).

Sigurimi dhe vetëm sigurimi i banesave duket të jetë amortizatori i vetëm i rikthimit në gjendjen fillestare të përpara dëmit: aleanca strategjike kundër fatkeqësive si e djeshmja.

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat