6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Kartoni Jeshil", pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë/ SIGAL UNIQA ruan lidershipin...

“Kartoni Jeshil”, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë/ SIGAL UNIQA ruan lidershipin në treg

Sipas raportit më të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) siguracioni “Karton Jeshil” ka patur një rritje prej 40.19% të vëllimit të primeve të shkruara bruto gjatë periudhës janar-tetor 2022.

Sipas AMF, kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 58.74% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i përket ndarjes së tregut, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të ruajë vendin e parë edhe në produktin “Karton Jeshil” duke zënë mbi 25% të tij.

Ndarja e tregut

LEXO EDHE: Qytetarët interes të lartë për të siguruar mjetet, AMF zbardh shifrat e 10 muajve të fundit të tregut

Edhe në dëmshpërblimet ndaj klientëve, SIGAL UNIQA mbetet në krye, mes 8 kompanive.

Sipas AMF, gjatë periudhës janar-tetor 2022 nga 427 milionë lekë dëme të paguara te klientët në total, vetëm SIGAL numëron mbi 164 milionë lekë dëmshpërblime, me një diferencë jo të vogël me kompaninë që rënditet e dyta.

Dëmet e paguara 

“Kartoni Jeshil” është policë sigurimi e detyrueshme për të gjitha automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë të cilat udhëtojnë në një nga vendet anëtare të Këshillit të Byrove të Siguruesve Motorikë.

Ky siguracion mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik.

Përse duhet të pajisemi me “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë?

  1. Paisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).
  2. Mospaisja e siguracionit “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku udhëtoni.
  3. Mospasurit “Karton Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia vendase.
  4. Risku më i madh janë demet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i mjetit. Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit duhet të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai shkakton, që mund të arrijë në miliona euro.

Sistemi i Kartonit Jeshil ka 48 anëtarë, kryesisht shtete europiane por edhe disa shtete që kufizohen nga deti Mesdhe dhe Irani.

Me siguracionin “Karton Jeshil” ju mund të udhëtoni të qetë në këto shtete:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali i Zi, Azerbajxhan.

Përse “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA Group Austria?

  1. Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
  2. SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj
  3. Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

LEXO EDHE: Më mirë të udhëtosh pa shqetësime/ Rasti i të riut në Greqi, si i erdhi në ndihmë “SIGAL UNIQA Autosos”

Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

  1. Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
  2. Shërbim karroatreci
  3. Riparim në vend i automjetit
  4. Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  5. Parkim
  6. Akomodimi në hotel
  7. Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, në varësi të ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

Kujdes! Mos udhëtoni kurrë pa patur më parë siguracionin “Karton Jeshil” me vete pasi një dëm i vogël mund të ketë kosto aq të madhe sa të mos përballohet edhe gjatë gjithë jetës suaj…

BLI ONLINE Siguracionin “Karton Jeshil” në pak minuta në: https://sales.sigal.com.al/…/KJ/KartonJeshilonline.aspx

LEXO EDHE: SIGAL UNIQA, lidere e sigurimeve të Jo-Jetës/ Më e besuara dhe ajo që dëmshpërblen më shumë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat