11.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL UNIQA, lidere e sigurimeve të Jo-Jetës/ Më e besuara dhe ajo...

SIGAL UNIQA, lidere e sigurimeve të Jo-Jetës/ Më e besuara dhe ajo që dëmshpërblen më shumë

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi pak ditë më parë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-tetor 2022.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për këtë periudhë kapën vlerën 17,183 milionë lekë, ose 9.16% më shumë se në janar-tetor 2021.

Gjatë periudhës janar-tetor 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,089,676  me një rritje prej 14.34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu vijon të mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.91% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.02%.

Sa i përket 8 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet në krye duke zënë mbi 27% të tregut, rritje me rreth 2% krahasuar me periudhën janar-tetor 2021.

Tu shërbesh klientëve në kohë, të paguash dëmet konform ligjeve në fuqi dhe të sjellësh gjithmonë produkte të reja dhe unike për tregun e bëjnë SIGAL UNIQA-n kompaninë e preferuar të shqiptarëve.

Kjo shihet qartë edhe në shifrat që publikon AMF.

Nga rreth 15,8 milionë lekë prime gjatë janar-tetor 2022, SIGAL UNIQA kryeson me mbi 4.3 milionë lekë prime, me një diferencë prej 1,5 milionë lekësh me kompaninë që rënditet e dyta.

Këto shifra tregojnë besimin e vazhdueshëm të qytetarëve te SIGAL dhe produktet që ajo ofron.

Ndarja e tregut, JO-JETA 

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA qëndron në krye me 28% të totalit.

Në shifra konkrete, gjatë 10-mujorit, SIGAL ka paguar rreth 1.5 miliardë lekë dëme te klientët nga 5 miliardë që ka paguar në total tregu.

Kompania e dytë në rënditje ka një diferencë prej rreth 500 milionë lekësh me SIGAL UNIQA-n.

LEXO EDHE: Analiza e 10 mujorit nga AMF, shqiptarët i besojnë pronën SIGAL UNIQA

Tu shërbesh klientëve në kohë, të paguash dëmet konform ligjeve në fuqi dhe të sjellësh gjithmonë produkte të reja dhe unike për tregun.

Këto janë disa prej shumë arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

SIGAL-it i është besuar prona, shëndeti, automjeti dhe gjithçka tjetër me vlerë që prej vitit 1999.

Që nga ajo kohë kompania është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve.

SIGAL UNIQA përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke paguar çdo vit miliona euro dëmshpërblime tek klientët e saj.

Pas suksesit të saj qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej mbi 2000 punonjësish e agjentësh në të gjithë degët e kompanisë që janë aty për t’u shërbyer klientëve në çdo kohë.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat