16.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Kartoni Jeshil"/ Me mbi 1.1 milionë Euro të paguara në 10-muaj, ja...

“Kartoni Jeshil”/ Me mbi 1.1 milionë Euro të paguara në 10-muaj, ja kompania e sigurimit që mbetet zgjidhja nr.1

Numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar me automjetet e tyre jashtë kufijve këtë vit, veçanërisht gjatë periudhave festive, ka shënuar ritje mjaft të fortë.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, numri i kontratave për produktin “Karton Jeshil”, sigurimi i detyrueshëm për çdo mjet shqiptar që del jashtë kufirit, është rritur me 42.51% krahasuar me periudhën janar-tetor 2022.

Në total, gjatë 10-mujorit 2023 rezulton se shqiptarët kanë paguar rreth 15 milionë euro për këtë produkt Sigurimi.

NDARJA E TREGUT

Si në Sigurimin e Shëndetit dhe të Pronës, edhe në Sigurimet Motorike SIGAL UNIQA Group Austria mbetet zgjedhja e parë për shqiptarët.

Sipas AMF, edhe në produktin “Karton Jeshil” kompania shqiptaro-austriake mbetet e para duke zënë 25% të tregut ku operojnë 8 kompani.

Sa i përket dëmeve të paguara për produktin “Karton Jeshil”, teksa i gjithë tregu ka paguar gjatë 10-mujorit rreth 450 milionë Lekë (rreth 4,4 milionë Euro), SIGAL UNIQA ka paguar rreth 113 milionë (mbi 1.1 milion Euro).

Po përse të zgjedhim “Kartonin Jeshil” nga SIGAL UNIQA?

–   SIGAL UNIQA ofron komoditetin e blerjes online, në çdo moment, kudo ndodheni. Mjafton të keni internet në celularin tuaj.

–   SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron falas asistencën juridike kur klientët e saj qe janë përfitues në një aksident.

–   SIGAL UNIQA ofron mundëson shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.

LEXO EDHE: Moti i keq “mbërthen” Europën, kaos me transportin në shumë shtete/ “AutoSOS”, shërbimi që na duhet

Sa kushton “Kartoni Jeshil”?

Çmimi i sigurimit “Kartoni Jeshil” është në varësi të tipit të mjetit motorik dhe kohëzgjatjes.

Kohëzgjatja e këtij sigurimi mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, në varësi të ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

Kujdes! Mos udhëtoni kurrë pa patur më parë siguracionin “Karton Jeshil” me vete pasi një dëm i vogël mund të ketë kosto aq të madhe sa t’ju penalizojë përgjatë gjithë jetës suaj.

Ky siguracion mund të blihet edhe online nga celulari juaj, vetëm në pak sekonda KËTU

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Tregu i sigurimeve në Shqipëri për 10-mujorin 2023/ Grupi “SIGAL UNIQA” ruan lidershipin. I pari edhe në dëmet e paguara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat