11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStresi favorizon tumoret

Stresi favorizon tumoret

Tumoret ushqehen nga emocionet negative, të cilat i shfrytëzon për t’u mbrojtur nga sistemi imunitar që tenton t’i ndalë.

Pra, stresi, ankthi e depresioni mund të kompromentojnë rendë shëndetin tonë, dhe mjekimet tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet e rënda, humbasin efikasitetin.

Përfundimi është arritur nga një studim i gjatë dhe i detajuar i Institutit për Sëmundjet Tumorale në Amsterdam dhe është publikuar në revistën “Nature Medicine”.

Rezulton se stresi favorizon rritjen dhe forcimin e tumorit përmes prodhimit të disa hormoneve që çliron në gjak, që më pas shërbejnë si ushqim për qelizat kancerogjene, duke krijuar një mikroklimë të përshtatshme për zgjerimin e metastazave, e njëkohësisht duke dobësuar dhe kompromentuar shumë qelizat e sistemit imunitar, duke i nxjerrë jashtë loje.

Për këtë ekspertët këmbëngulin tek rëndësia e trajtimit psikologjik të pacienteve që para nisjes së terapive, pasi mund të ketë efekt të trefishtë pozitiv.

Nga njëra anë përmirëson cilësinë e jetës, në radhë të dytë redukton ndjeshëm ushqimin për tumorin, dhe ndihmon dhe tutelon sistemin imunitar të luftojë në mënyre efikase qelizat kancerogjene.

Ky studim është mjaft i rëndësishëm, pasi vë theksin në rëndësinë e gjendjes së mirë psikologjike dhe emocionale, shëndetit mendor, dhe sesa vendimtar është ai për shëndetin e gjithë organizmit dhe mirëfunksionimit të tij.

LEXO EDHE: E diagnostikuar me kancer, historia e Fatbardha Peshollit: Analizat kushtojnë/ Ja pse nevojitet “Sigurimi anti-Tumor” nga SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat