5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesore"Kampionët e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore"/ Shpallen fituesit...

“Kampionët e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore”/ Shpallen fituesit e çmimit Nobel

Çmimi Nobel për Paqen i është dhënë avokatit të të drejtave të njeriut Ales Bialiatski nga Bjellorusia, organizatës ruse të të drejtave të njeriut “Memorial” dhe organizatës ukrainase të të drejtave “Qendra për Liritë Civile”.

343 ishte numri i kandidatëve pretendent për këtë çmim sivjet, duke përfshirë 251 persona dhe 92 organizata.

Komiteti tha se kishte zgjedhur tre laureatët sepse donte të nderonte kampionët e “të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore” në vendet fqinje Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë.

Ales Bialiatski ishte një nga nismëtarët e lëvizjes demokratike që u shfaq në Bjellorusi në mesin e viteve 1980, vuri në dukje komiteti në një postim në Tëitter . “Ai ia ka kushtuar jetën promovimit të demokracisë dhe zhvillimit paqësor në vendin e tij.”

“Laureatët e Çmimit të Paqes përfaqësojnë shoqërinë civile në vendet e tyre,” tha Berit Reiss-Andersen, kryetarja e Komitetit Norvegjez të Nobelit. “Ata kanë promovuar për shumë vite të drejtën për të kritikuar pushtetin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve. Ata kanë bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për të dokumentuar krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me pushtetin.”

Vitin e kaluar Çmimi Nobel iu dha dy gazetarëve –  Maria Ressa nga Filipinet dhe Dmitri A. Muratov nga Rusia  – për “luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat