13.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJul Deda pjesë e “Big Brother Vip 3”/ Ish-ministri “e ngacmon”: Sapo...

Jul Deda pjesë e “Big Brother Vip 3”/ Ish-ministri “e ngacmon”: Sapo mësova se nesër do arrestohet…

Julian Deda, aktori i mirënjohur dhe imazhi i kompanisë së sigurimeve SIGAL UNIQA, është banori i parë i Big Brother VIP3, shtëpisë më të famshme në Shqipëri, që pritet të mbajë mbërthyer publikun shqiptar para ekranit për muaj me radhë.

Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi ngacmues në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e shumëpritur, i cili u konfirmua më pas edhe nga vet aktori.

Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda”, shkruan Manjani, koment ky që nënkupton izolimin total në të cilin vendosen banorët e këtij formati.

Shërbimet e Policisë gjyqësore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër”, përfundon ai.

Në kundërpërgjigje, aktori i mirënjohur shkruan me nota humoristike “mos harro më sill cigaret…!”, koment të cilit Manjani i është përgjigjur me një shprehje që është meme në rrjetet sociale: “Viso, dy paketa atje”.

Big Brother VIP3 nis ditën e nesërme më 13 janar. Një rrugë e gjatë para dhe një spektakël për t’u mos u humbur.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat