9.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreJo vetëm zjarret! Përmbytjet shkaktojnë 27 viktima në Turqi

Jo vetëm zjarret! Përmbytjet shkaktojnë 27 viktima në Turqi

Nuk mjaftojnë zjarret. Turqia po përballet me një tjetër fatkeqësi natyrore: përmbytjet.

Sipas mediave turke, të paktën 27 persona kanë vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje në disa qyteza në rajonin e Detit të Zi.

Përmbytjet kanë shkaktuar kaos në provincat veriore, teksa autoritetet kanë qenë duke vënë nën kontroll zjarrret në brigjet jugore.

Agjencia për emergjenca, AFAD, shprehet se 25 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në provincën Kastamonu dhe dy të tjerë në Sinop. Ndërsa kërkimet vazhdojnë edhe për një person të zhdukur në provincën Bartin.

Më shumë se 1,700 persona janë evakuuar nga zonat e prekura, disa me ndihmë të helikoperëve dhe barkave.

Si pasojë e vërshimeve raportohet se 330 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Pesë ura janë shembur dhe shumë të tjera janë dëmtuar, ndërsa raportimet e televizioneve shfaqin momente kur vërshimi I ujit merr përpara gjithçka gjen.

Sa i përket zjarreve, ato kanë regjistruar deri tani 8 viktima, ndërsa kanë shkatërruar mijëra hectare pyje. kanë lënë të vdekur tetë persona, kanë shkatërruar dhjetëra mijëra hektarë të pyjeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat