10.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Java e teknologjisë"/ Disa të dhëna për adoptimin dhe përdorimin digjital në...

“Java e teknologjisë”/ Disa të dhëna për adoptimin dhe përdorimin digjital në Shqipëri

Sipas  Digital in Albania — DataReportal – Global Digital Insights, këto janë titujt thelbësorë për adoptimin dhe përdorimin digjital në Shqipëri në fillim të vitit 2023:

  • Në Shqipëri kishte 2.27 milionë përdorues të internetit në fillim të vitit 2023, kur penetrimi i internetit ishte 80.1%.
  • Shqipëria ishte shtëpia e 1.6 milionë përdoruesve të mediave sociale në janar 2023, që barazohet me 56 % të popullsisë totale.
  • Një total prej 3.47 milionë lidhje celulare ishin aktive në Shqipëri në fillim të vitit 2023, shifër ekuivalente me 122 % të popullsisë totale.

E-Qeveria

Siç raportohet nga Instituti China-CEE, qeveria shqiptare ka prezantuar 472 shërbime online përmes regjistrimit në e-albania gjatë viteve të fundit. Rreth 95% e asaj që i nevojitet një qytetari shqiptar për sa i përket dokumentacionit është bërë online, duke përfshirë certifikatat e lindjes, shërbimet shëndetësore, pensionet, deklaratat e sigurimeve shoqërore etj.

Përdorimi i TIK-ut në ndërmarrje, 2022

Që nga viti 2022, përqindja e ndërmarrjeve që përdorin kompjutera për qëllime pune me akses në internet është 98,7% nga 98,4% që ishte  në 2021. Përqindja e punonjësve që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune me akses në internet është 29,2% nga 26% që ishte në 2021. Të gjitha ndërmarrjet me mbi 250 punonjës kanë akses në internet. Në ndërmarrjet me mbi 250 të punësuar, 33,6 % përdorin kompjuterë me akses në internet. (Burimi: INSTAT)

LEXO EDHERreziku i shtuar nga fatkeqësitë natyrore/ Rritet numri i qytetarëve që po sigurohen në SIGAL, dominojnë shitjet online

SIGAL UNIQA Group Austria ishte ndër të parat kompani në tregun e sigurimeve që ndërmori iniciativa inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve.

Prej kohësh, SIGAL UNIQA vjen tek klientët e saj me një mundësi fantastike duke i mundësuar secilit klient aksesimin direkt në siguracionin që i nevojitet pa qenë nevoja të dalë nga shtëpia apo vendi i punës, po mbi të gjitha një mundësi për të ulur ndotjen në mjedis duke përdorur kanalet digjitale.

“Siguracioni në dorën tuaj” është slogani që simbolizon perfekt atë çfarë ofron sot për të gjithë klientët SIGAL ONLINE, duke filluar që nga blerja e siguracionit të pronës, shëndetit apo automjetit dhe informimi në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Po përse është i rëndësishëm blerja online e siguracioneve?

1- Komoditet

Mund ta bleni nga shtëpia, zyra, apo kudo që të ndodheni nëpërmjet telefonit tuaj, pa qenë nevoja të shpenzoni kohë të tepërt për të kërkuar një zyrë, apo një agjent që t’ju shërbejë. Falë ndërfaqes me përdorim mjaft të lehtë, e gjithë proçedura është lehtësisht e kuptueshme dhe e përdorshme, duke mundësuar blerjen në çast të policës që ju nevojitet.

2- Informim

Interneti ofron informacion të plotë dhe të hollësishëm në lidhje me çdo policë sigurimi për të cilën interesoheni. Me anë të tij, mund të bëni krahasimin e disa policave të sigurimit Online dhe mund të merrni një vendim të mirëinformuar në lidhje me policën që ju përshtatet më shumë.

3 – Pagesa të shpejta dhe të sigurta

Edhe nëse s’jeni shumë të informuar në lidhje me mënyrën e pagesës Online, platformat e policave të sigurimit mundësojnë pagesë të shpejtë të primit të sigurimit nëpërmjet mënyrave të sigurta dhe të mbrojtura të kryerjes së transaksioneve. Për më tepër, mund të merrni në çast përllogaritjen e primit tuaj si dhe të merrni çdo informacion mbi proçedurat vijuese, si raportimi i dëmit dhe verifikimi i vlefshmërisë së policës, në çdo kohë.

4 – Asistencë 24 orë

Edhe nëse keni vështirësi fillestare në përdorimin e platofrmës së blerjeve Online, SIGAL ofron asistencë 24 orë me anë të së cilës operatori mund t’ju udhëzojë hap pas hapi deri në mbyllje të procedurës.

5. Më Lirë 

Një nga pikat më të forta të shitjes së sigurimeve online janë përfitimet monetare që sjell për blerësit. Si klient, kur blini policën e sigurimit Online, ndihmoni siguruesin të kursejë kostot operative dhe komisionet e ndërmjetësve. Dhe për shkak se e gjithë proçedura ndodh Online dhe është pa shkresa, kostot ulen më tej.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat