11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJa afati i fundit i kuponave të “Aleat” për ID ose pasaporta/...

Ja afati i fundit i kuponave të “Aleat” për ID ose pasaporta/ Nga 1 Gushti shërbimi ofrohet nga shoqëria shtetërore

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Ministria e Brendshme njofton mbi përfundimin e kontratës koncesionare të prodhimit të dokumenteve biometrike me datë 31 Korrik 2023.

Prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”, njofton MB.

Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.

Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat do të gjenden në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identieti dhe pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat