Gjermani Felix Zwayer do të jetë arbitri kryesor që do të drejtojë ndeshjen e parë të Shqipërisë në Euro 2024, atë ndaj Italisë.
Ndërkohë, asistentë të tij në këtë takim të shumëpritur nga miliona shqiptarë në botë do të jenë Stefan Lupp, Marco Achmüller, qytetar i katërt do të jetë Daniel Siebert, ndërsa Bastian Dankert është gjyqtar i VAR.
Zwayer është një personazh i shumëdiskutuar, pasi në vitin e largët 2005, ai u pezullua për 6 muaj nga arbitrimi pasi u përfshi në një skandal trukimesh.
Itali-Shqipëri luhet ditën e shtunë, ora 21:00.




