7.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHyn në fuqi vaksinimi me detyrim në Austri, gjoba deri në 7200...

Hyn në fuqi vaksinimi me detyrim në Austri, gjoba deri në 7200 Euro për ata që refuzojnë

Nga kjo e martë, Austria bëhet vendi i parë i Bashkimit Europian, ku të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç tashmë do të detyrohen të vaksinohen kundër koronavirusit.

Ligji i miratuar në fund të vitit të kaluar parashikon gjoba nga që nisin nga 600 Euro për ata që nuk vaksinohen dhe deri në 7200 Euro për ata që përsërisin këtë shkelje pas disa gjobave.

Përjashtim bëhet për gratë shtatzëna apo të sëmurët. Ligji synon të shtojë përqindjen e qytetarëve të vaksinuar që me masat e deritanishme ka arritur në 72%. Aplikimi i gjobave do të nisë nga mesi i Marsit, për t’u dhënë kohë skeptikëve t’u drejtohen qendrave të vaksinimit.

Këtë muaj, nis aplikimi i gjobave edhe në Greqi për ata persona mbi 60 vjeç, të cilët nuk janë vaksinuar. Detyrimi i vaksinimit ka hyrë në fuqi që në gjysmën e dytë të Janarit. Të pavaksinuarit e kësaj kategorie do të përballen me gjoba mujore prej 100 Euro.

Pas 7 Shkurtit, edhe qytetarët e vaksinuar prej 7 muajsh me të dyja dozat duhet të bëjnë edhe dozën e tretë që certifikata e vaksinimit t’u quhet plotësisht e vlefshme.

Detyrim vaksinimi ka edhe Italia për personat mbi 50 vjeç. Qeveria vendosi shtyrjen me 6 muaj të tjerë të masave anti-Covid. Ndërsa Danimarka nisi nga kjo e martë heqjen e të gjitha kufizimeve, pavarësisht infektimeve rekord. Në të njëjtën linjë po ecin edhe Britania e Madhe e Franca.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat