9.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGrupi i hakerave vjedh të dhënat e shqiptarëve, eksperti: Nëse ju vjen...

Grupi i hakerave vjedh të dhënat e shqiptarëve, eksperti: Nëse ju vjen një mesazh i tillë mos e hapni

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullojnë disa mesazhe të cilat u janë dërguar qytetarëve të ndryshëm përmes aplikacionit Whatsapp .

 

Numri i telefonit celular është i njëjti tek të gjithë qytetarët që u është dërguar i kamufluar si aplikacioni i Faeebok, i cili paralajmëron qytetarët që të futen në linkun që u është dërguar e nëse nuk e bëjnë mund  tu mbyllet llogaria brenda 24 orëve.

 

Ndërkohë që kjo bëhet me qëllim që të vidhen adresa në Facebook që janë të lidhura me kartën e bankës për të bërë sponsorizime të bizneseve të tyre.

 

Gjergj Kollumbi, Krijues faqesh internet dhe mbrojtje nga sulmet hackers nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se janë disa hakera që po përdorin truke duke sulmuar shtetasit shqiptarë.

 

Këta kur vjedhin i çojnë gjërat në Bitcoin, të japin një portofol aty që të mos ekspozohen të dhënat që ata kanë vjedhur e duhet të depozitosh para për këto të dhëna që nuk kapen asnjëherë”, u shpreh Kollumbi.

Deklarata e tij:

Varet nëse janë me të vërtetë vietnamezë apo jo sepse në momentin që thua vietnamezë ti ke zbuluar një IP nga Vietnami.

Ai mund te jetë një VPM me një server që ka zgjedhuar shtetin e Vietnamit për të humbur gjurmët.

Kështu që mund të jetë edhe mund të mos jenë, kjo nuk dihet dhe e rëndësishme është fakti se janë disa hakera që po përdorin truke duke sulmuar shtetasit shqiptarë.

Duhet ta theksojmë që hakerat janë persona me një inteligjencë shumë të madhe kompjuterike nga ana e teknologjisë,  ata e bëjne këtë punë për të fituar bukën e gojës.

Këta kur vjedhin i çojnë gjërat në Bitcoin, këta të japin një portofol aty që të mos ekspozohen të dhënat që ata kanë vjedhur e duhet të depozitosh para për këto të dhëna që nuk kapen asnjëherë.

Por dua ta theksoj për publikun që hakerat janë persona që kanë punë dhe ata fitojnë, pra si ne që punojmë në punët tona përkatëse dhe bëhemi profesionistë, ata bëhen të tillë në këtë lloji pune.

Dikur ata dërgonin emaile dhe shikonin se ti për të fituar aq millionë euro duhet të pagush aq lekë e pastaj të vinin disa mesazhe të automatizuara ku në momentin që kapin karremin kanë email pas emaili në mënyrë automatike, për të bërë këto veprime”.

LEXO EDHE: Kaos në botë, bllokohen linjat ajrore, bankat e mediat/ Çfarë mundëson “Sigurimi nga rreziku kibernetik“ ofruar nga SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat