11.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGripi, piku parashikohet në fund të janarit/ Merr "Teleshëndet" e komuniko me...

Gripi, piku parashikohet në fund të janarit/ Merr “Teleshëndet” e komuniko me mjekun kur të duash

Ashtu siç ishte parashikuar, gripi dhe Covidi po bashkëqarkullojnë këtë dimër.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik deklarojnë se aktualisht gripi dhe virozat e stinës po mbizotërojnë, duke rritur çdo ditë numrin e të prekurve.

Artan SimakuNë Shqipëri mbizotëron qarkullimi i gripit kundrejt Covid. Nga raportimet javore janë rreth 12 mijë raste me infeksione respiratore ku përfshihen virozat dhe gripi. Aktiviteti është me intensitet të ulët, por ka prirje në rritje. Piku arrihet në fund të muajit Janar, fillim i muajit Shkurt.

Viruset gripale nuk po kursejnë asnjë moshë.

Artan Simaku: Qarkullimi i gripit është i përhapur në të gjithë vendin. Prek të gjitha grupmopshat nga bebet disa muajsh deri tek të moshuarit. Qarkullon grip i tipit A varianti AH3NI dhe grip i tipit B.

Sipas specialistëve, simptomat e gripit dhe Covid-19 janë thuajse të ngjashme, diferencë mes tyre bën temperatura shumë e lartë tek të prekurit me grip.

ÇFARË JU SYGJEROJMË:

Sot mjekësia po merr një ndihmesë jo të vogël nga teknologjia me shërbime novatore që shmangin pritjen në rradhë dyerve të spitaleve, rrezikun nga infeksione të ndryshme por që ulin edhe shpenzimet financiare për familjet.

Një prej tyre është edhe Teleshëndetësia, e cila ofron shumë avantazhe si për pacientët ashtu edhe për punonjësit e shëndetësisë.

Këtë shërbim novator e ofron në Shqipëri kompania e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, përmes aplikacionit “TeleShëndet”.

Ky shërbim ka ardhur duke u pasuruar muaj pas muaji me sa më shumë benefite duke qenë kështu më pranë klientëve, brenda e jashtë vendit.

 Çfarë ofron “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA:

  1. Konsultim me audio dhe video me mjek të përgjithshëm 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
  2. Ju keni gjithashtu mundësinë të ngarkoni dhe të ruani analizat
  3. Merrni një recetë mjekësore online / Në rast kur mjekët ju rekomandojnë një medikament ata mund tju lëshojnë një recetë elektronike të cilën e printoni dhe ia tregoni farmacistit tuaj
  4. Check up 1 herë në vit
  5. Vizitë okulisti falas
  6. Xhama syzesh me zbritje
  7. Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
  8. Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHENDET

Çmimi – Për fëmijët 5,000 në vit dhe 10,000 Lekë në vit për të rriturit.

Shkarkoni tani aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Nëse mbeteni të kënaqur, si Ardit Gjebrea, mund ta blini ONLINE në www.teleshendet.al.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Për më shumë informacione, shkruani në:

E-mail: [email protected]   

WhatsApp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat