21.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLëshohen në hapësirë satelitët "Albania 1" dhe "Albania 2"

Lëshohen në hapësirë satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”

Janë lëshuar në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe momentin e ngritjes së tyre në hapësirë.

“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, shkruan Rama.

Qëllimi i dy satelitëve është për një kontroll sa më të mirë të territorit shqiptar.

Përdorimi i mjeteve hapësinore do të jetë për çështje që ka të bëjë me punët civile të vendit dhe mbi luftën kundër krimit të organizuar apo për kontrollin e lëndëve narkotike, por edhe identifikimin e hapësirave të djegura.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat