19.5 C
Tirana
Tuesday, May 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Viti i Ri nis me aksident masiv në Greqi

VIDEO/ Viti i Ri nis me aksident masiv në Greqi

13 automjete që u përplasën me njëra tjetrën në kilometrin e 53-të të autostradës kombëtare Athinë-Lamia në Greqi.

Videot nga vendi i përplasjes tregojnë faktin se ne aksident janë përfshirë edhe kamionë, ndërsa disa nga automjetet janë dëmtuar rëndë.

Ky aksident solli per pasojë një bllokim të madh të trafikut.

Një nga shkaqet e aksidentit mësohet të jetë mjegulla në rrugë.

Tregues i situatës se komplikuar nga përplasja e automjeteve është fakti se forcave zjarrfikëse iu deshën disa orë për të pastruar të paktën një korsi të rrugës dhe për t’u hapur sërish qarkullimi, pasi automjetet ishin devijuar në autostradën e vjetër.

Nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar por dëme të shumta materiale.

LEXO EDHEMë mirë të udhëtosh pa shqetësime/ Rasti i të riut në Greqi, si i erdhi në ndihmë “SIGAL UNIQA Autosos”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat