27.7 C
Tirana
Wednesday, July 22, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarri pranë banesave në Halilaj: Çfarë duhet të dinë nga sigurimet banorët...

Zjarri pranë banesave në Halilaj: Çfarë duhet të dinë nga sigurimet banorët e zonës

Një vatër masive zjarri në një grumbull mbeturinash në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës ka alarmuar banorët, pasi flakët u afruan rreth 300 metra nga banesat.

Përveç rrezikut për jetën dhe shëndetin, ngjarje të tilla rikthejnë në vëmendje një pyetje të rëndësishme: sa të mbrojtura janë financiarisht familjet nëse zjarri prek shtëpitë e tyre?

Shumë qytetarë mendojnë se sigurimi i banesës është i kushtueshëm, por në praktikë

Sigurimi bazë i banesës është sigurimi nga zjarri, i cili mbulon dëmet e shkaktuara nga zjarri në pasurinë e siguruar, sipas kushteve të policës.

Për shembull, një vilë në Halilaj me një shumë sigurimi prej 10 milionë lekësh mund të sigurohet nga rreziku i zjarrit për rreth 5,000 lekë në vit.

Në rast se banesa do të pësonte një dëm total nga zjarri, dëmshpërblimi mund të arrinte deri në 90% të shumës së siguruar, ose rreth 9 milionë lekë, sipas kushteve të kontratës dhe limitit të mbulimit.

Përtej mbrojtjes financiare, sigurimi u jep familjeve mundësinë të rikuperojnë më shpejt dëmet dhe të rindërtojnë banesën pa u përballur me një barrë të papërballueshme ekonomike.

Ngjarjet si zjarri në Halilaj tregojnë se fatkeqësitë nuk paralajmërojnë. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve është thelbësore për shpëtimin e jetëve dhe pronës, por sigurimi mbetet instrumenti që ndihmon familjet të mos humbasin gjithçka kur dëmi ndodh dhe të kenë fuqinë financiare të garantuar për t’u rikthyer sa më parë në normalitetin e përpara dëmit.

Ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve dhe hetimin e shkaqeve të zjarrit, Sigurime.Online sjell në vëmendje se mbrojtja e banesës nuk është vetëm një investim për pronën dhe garanci për sigurinë financiare të familjes.

Çdo banor i Halilajt të Fushë Krujës mund ta përllogarisë dhe ta porosisë vetë online në https://sigal.al/buy?type=wealth çmimin dhe llojin e sigurimit më të përshtatshëm për banesën.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat